Pensionet vullnetare, qeveria ndryshon sistemin
24/09/2009 Projekti i ri rregullon mbikëqyrjen e fondeve me kontribute të përcaktuara
Garantimi i aseteve në rast falimentimi të shoqërisë dhe tërheqja e tyre
Letra me vlerë, para apo çdo pasuri tjetër mund të investohen nga çdo qytetar për të siguruan pensionin e tij të ardhshëm. Konvertimi i këtyre kontributeve të investuara në kuotë pensioni do të bëhet nga shoqëria administruese me të cilin anëtari i fondit të pensionit ka lidhur kontratën. Përllogaritja e vlerës neto të aseteve të anëtarit në një fond pensioni për qëllime të sigurisë së likuiditetit do të kryhet në bazat e parimit të vlerës së tregut. Projektligji i qeverisë “Për fondet e pensionit vullnetar” rregullon krijimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara. Çdo anëtar mund të bëhet anëtar i një fondi pensioni, nëse më parë ka lidhur kontratë me shoqërinë administruese. Projekti përcakton tri raste kur anëtari i fondit të pensionit mund të marrë pagesën e menjëhershme të vlerës neto të aseteve në llogarinë e vet ose pagesat periodike në formë pensioni: kur mbush moshën e pensionit, 5 vjet para saj dhe kur bëhet i paaftë për punë. Tërheqja e parakohshme në kundërshtim me këto tri raste shoqërohet me penalitete. Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, ato do t’u shpërndahen trashëgimtarëve të tij. Fondi i pensionit është gjithmonë i garantuar, ai nuk mund të jetë pjesë e procedurës së falimentimit të shoqërisë administruese. Kjo e fundit administron fondin e pensionit, por më parë duhet të licencohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Çdo shoqëri administruese është përgjegjëse për fondin e pensionit që administron dhe ndaj çdo anëtari për dëmet e shkaktuara nga neglizhenca e kryerjes së detyrimeve të saj. Përgjegjës për ruajtjen e fondit të pensionit është depozitari. Ai kontrollon administrimin e aseteve nga shoqëria administruese në përputhje me kontratën e fondit të pensionit. Edhe depozitari duhet të licencohet nga autoriteti si depozitar i fondit të pensionit para se të fillojë veprimtarinë e tij. Me hyrjen në fuqi të ligjit, institutet ekzistuese të pensioneve do të ruajnë të njëjtat funksione që kanë qenë të vlefshme në çastin e krijimit të tyre. Brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit ato duhet të paraqesin kërkesën për t’u pajisur me licencë, në të kundërt janë të detyruara të mbyllin aktivitetin e tyre. Fondet e pensionit në administrimin e tyre i kalon një shoqërie administruese të licencuar. Anëtarët që nuk dëshirojnë t’i transferojnë mund t’i tërheqin.
Kontributi i punëdhënësit
Punëdhësësi mund të krijojë një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij duke lidhur kontratë me shoqërinë administruese që do ta ofrojë fondin e pensionit për punëmarrësit e tij. Shoqëria administruese nuk mund të jetë një palë e lidhur me punëdhënësin. Punëdhënësi mund të marrë përsipër detyrimin për të paguar kontribute për planin personal, duke kontribuar në emër dhe në favor të punëmarrëse dhe duke i bërë një ose disa pagesa të rregullta shoqërisë administruese për të mbuluar tarifat e kësaj shoqërie që duhet të paguheshin nga anëtari. Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëdhënësit do të vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi. Punëdhënësi mund të kufizojë të drejtën e anëtarit për kontributet e dhëna nga ai, duke kërkuar që punëmarrësi të jetë i detyruara të jetë i punësuar te punëdhënësi për një numër të caktuar vitesh para se t’i njihet e drejta e kontributeve të punëdhënësit në favor të tij. Periudha përpara se punëdhënësit t’i njihet e drejta e përfitimit të kontributeve të paguara nga punëdhënësi nuk mund të jetë më e gjatë se dy vjet. Kur ndërpriten marrëdhëniet e punës në mënyrë të njëanshme, kontributet i kalojani punëmarrësit.
Investimi i aseteve dhe huamarrja
Asetet e fondit të pensionit mund të investohen vetëm në asete të përcaktuara në rregulloren që do të nxjerrë për këtë qëllim dy muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit Autoriteti Financiar i Konkurrencës. Ai nxjerr rregullore për aktivet e lejuara, në të cilat mund të investohet fondi i pensionit, kufizimet dhe kufirin maksimal të lejuar të investimit. Asetet e një fondi pensioni nuk mund të investohen në: aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë që nuk janë të listuara ose që nuk tregtohen në bursë; asete që nuk mund të shiten ose transferohen, përveç rasteve për mbrojtjen nga rreziku i kursit të këmbimit; instrumente derivateve; asete fizike që nuk kuptohen në mënyrë të rregullt në tregje të organizuara dhe për të cilat vlerësimi është i pasigurt, si: antika, punime arti, mjete motorike etj.; aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë, kuota të fondeve të investimeve që administrohen nga vetë shoqëria administruese; letra borxhi të emetuara nga vetë punëdhënësi. Shoqëria administruese ndalohet të marrë hua për kryerjen e investimeve në interes të fondit të pensionit ose për ndonjë qëllim tjetër, duke vënë si garanci asetet e fondit të pensionit.
Tarifimi i aseteve
Për administrimin 3 % në vit dhe 5 % për transferim
Rritjet e tarifave që zbatohen nga shoqëria administruese duhet t’u njoftohen anëtarëve të paktën 12 muaj para se ato të hyjnë në fuqi. Shoqëria administruese mund të zbatojë tarifa vetëm për koston e administrimi të fondit të pensionit, duke zbritur çdo vit një përqindje të caktuar të vlerës neto të aseteve të administruara. Kjo përqindje nuk mund të kalojë në asnjë rast 3 % në vit të vlerës neto aseteve të fondit të pensionit. Po ashtu ajo mund t’i zbatojë tarifat nëse asetet transferohen nga anëtarët e një fondi pensioni me një fond pensioni të ri, ose tërhiqen nga fondi i pensionit deri në 0.5 % të shumës së transferuar.
Falimentimi
Në rast të falimentimit të shoqërisë administruese, asetet e fondit të pensionit do të zotërohen nga anëtarët dhe do të trajtohet si çdo pasuri tjetër që i nënshtrohet së drejtës së veçimit sipas legjislacionit shqiptar për falimentimin.
Delegimi
Shoqëria administruese mund të delegojë funksionet e veta që kanë lidhje me teknologjinë e informacionit, të mbajtjes së llogarive si dhe funksioneve të tjera të ndryshme, por s’mund të delegojë administrimin e fondeve.