E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensioni, si do asistohen aplikuesit e rinj

Drejtori i Drejtorise se Perfitimeve ne ISSH, Agron Ahmetaj, tha dje per "Koha Jone" se, rregullorja e miratuar dy dite me pare per lidhjen dhe perfitimin e pensioneve, percakton asistimin nga ana e punonjesve te ISSH-se te cdo aplikuesi me plotesimin e dosjeve, deri ne momentin qe dokumentacioni do te jete i gatshem per t'u pranuar per lidhjen e pensionit. "Rregullorja e re parashikon asistimin e pritesit te dokumentacionit deri ne plotesimin e dosjes nga aplikuesit. Me pare, pritesi merrej edhe me detyra te tjera, kryesisht verifikim, nderkohe qe me rregulloren e re pritesit ne te gjithe agjencite do te merren vetem me sqarimin e aplikuesve, nga ora 8 deri ne 16:30 te cdo dite", tha Ahmetaj. Sipas tij, me aplikimin nje vit perpara lindjes se te drejtes per perfitimin e pensionit, i jep mundesine aplikuesve qe te plotesojne dokumentet e nevojshme qe kerkon ligji per perfitimin e pensionit. "Duke iu rikthyer edhe njehere faktit se dokumentacioni i vjetersise ne pune ka nevoje te verifikohet ne burim, ne origjine pra te behen akt verifikime te regjistrave themeltare, te borderove etj, verifikimet te cilat duhet te kryhen ne rrethe te ndryshme atje ku eshte dokumentacioni, me qellim qe te koordinohen, te monitorohen. Qe te mos vonohen verifikimet eshte krijuar nje post i ri pune, qe eshte ai i Inspektorit te Pergjithshem Koordinues, i cili do te kryeje edhe asistencen e aplikuesve", tha Ahmetaj. Gjithashtu, mesohet se rregullorja e re per lidhjen e pensioneve parashikon regjistrimin e te gjitha hapave qe do te ndjekin aplikuesit per lidhjen e pensionit. "Rregullorja parashikon regjistrimin e te gjitha kontakteve te aplikuesve, me qellim shmangien e cdo zvarritjeje nga ana e punonjesve te sigurimeve shoqerore", tha Ahmetaj.

Njoftimi

Nderkaq, me informatizimin e sistemit, pritet qe inspektoret e sigurimeve shoqerore te lajmerojne kandidatet per pension nje vit perpara mbushjes se moshes, per te nisur aplikimin. Nje hap i tille, sipas Ahmetajt, do te ndihmonte mjaft nga ata aplikante, te cilet per arsye te ndryshme kane mangesi ne vjetersine ne pune, duke i dhene atyre shansin qe, qofte edhe permes pagesave vullnetare, te plotesojne kontributin e duhur per te perfituar pension te plote pleqerie. "Kjo rregullore e re synon te permiresoje jo vetem sherbimin e ISSH-se ndaj qytetareve, por edhe t'u jape mundesi ketyre te fundit qe permes aplikimit paraprak, pra nje vit perpara mbushjes se moshes, te mund ta perfitojne pensionin pa asnje vonese", tha Ahmetaj, duke pohuar se, akti i verifikimit te dokumentacionit ka qene shkak i disa vonesave ne lidhjen e deritanishme te pensioneve.

Procedura, si mund te ankimohet perfitimi i pensionit

Ne rast se nje perfitues nuk eshte dakord me ndonje element te caktimit te pensionit sic eshte shuma e pergjithshme e vjetersise ne pune, masa e pensionit etj. me te drejten qe i jep ligji 7703, ai mund te ankohet per vendimin e zyres se pensioneve, ne Komisionin e Apelit te ngritur prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore. Sipas specialisteve te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, masa e pensionit, percaktohet nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosje. Nese aplikuesi mendon se eshte bere ndonje gabim, ai duhet t'i drejtohet zyrtarisht ISSH-se, ku te parashtrohet ankesa, dhe te jepen te dhena konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezes se pensionit dhe rrethin ku eshte caktuar pensioni. Pas kontrollit te dosjes se pensionit, aplikuesi do te marre nje pergjigje te hollesishme si eshte vepruar per caktimin e mases se pensionit. Nese merr pergjigje negative nga ky Komision ai ka te drejte te ankohet prane Komisionit Qendror te Apelit qe eshte ngritur prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Nderkohe, ankesat e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, nga e cila ceshtja zgjidhet perfundimisht se cila nga palet do te fitoje te drejten mbi ankesen e bere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›