Vrau burrin e kusherires, kapet i denuari
Durres- Nje i kerkuar per vrasje ne bashkepunim qe prej vitit 2001 eshte arrestuar mbreme ne portin e Durresit ndersa kthehej nga Italia. Burime zyrtare te policise vendore thane se Shkelqim Sula, 38 vjec, u evidentua nga kontrolloret fale sistemit TIM-s ndersa tentonte te hynte ne vend. I riu nga Tirana ishte denuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krujes shtate vite me pare nen akuzen e "vrasjes ne bashkepunim". Ngjarja per te cilen akuzohet Sula ka ndodhur me 15 korrik te vitit 2000 ne Fushe Kruje, ku 38 vjecari, ne bashkepunim me dy kusherinj te tij dhe Irena Zirin, kane ekzekutuar per motive te dobeta Fatbardh Zirin. Ka qene nje grindje mes bashkeshorteve dhe mosmarreveshjet ne cift qe kane cuar ne perplasjet me njerezit e aferm te familjes dhe me pas ne nje hakmarrje te pergjakshme. Policia do te arrestonte pas ngjarjes si te dyshuar bashkeshorten e viktimes dhe dy bashkepunetoret e saj, ndersa do te shpallte ne kerkim Shkelqim Sulen. Tre te paret jane denuar nga Gjykata e Krujes dhe po vuajne denimin ne burgje te ndryshme te vendit, kurse Sula eshte denuar ne mungese me 25 vite burg. Burime zyrtare thane se menjehere pas verifikimit te identitetit te 38 vjecarit qe levizte me gjeneralitete false, kane njoftuar komisariatin e Krujes per veprime te metejshme.
K.J.
K.J.