E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionistët 700 deri 800 lekë në muaj kompensim pwr energjinë

17/12/2009  Kërkohet që skema të bëhet operative nga 1 janari 2010
Qeveria ka përgatitur një fond prej 22 milionë dollarë për të kompensuar rritjen e çmimit të energjisë për shtresat në nevojë. Specialistët, ende nuk e kanë përfunduar plotësisht skemën e shëprndarjes, por nga Ministria e Financave shprehen se masa e kompensimit do të variojë nga 700 deri në 800 lekë në muaj, dhe shpërndarja do të bëhet në bazë të vendimit të qeverisë të vitit 2006 për të njëjtën ccëeshtje, por duke u plotësuar nga udhëzimet përkatëse. Vetë kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë se skema e mbulimit të rritjes për shtresat në nevojë të jetë operative që më 1 janar 2010, në mënyrë që këto shtresa të mos pësojnë efekte nga rritja e çmimit të energjisë. Shtresat në nevojë, të cilat do të përfitojnë nga fondi prej 22 milionë dollarë, janë ato të pensionistëve, invalidëve, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjet me rroga të vogla, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Mësohet se ka nisur puna për detajimin e këtij fondi të alokuar për kompensimin nga rritja prej 13% të çmimit të energjisë. Shefi i ekzekutivit tha se rritja e energjisë nxjerr para qeverisë detyrën për mbrojtjen e plotë dhe totale të pasojave të rritjes tek të gjithë personat në ndihmë ekonomike dhe pensione të ulëta sipas kritereve të përcaktuara. Shtresat që do të kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të përcaktohen nga institucionet përkatëse, ku përfituesi merr pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera kundrejt deklarimit personal të përfituesit. Ndërsa marrja e përfitimit kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Masa e kompensimit për çdo përfitues deri para rritjes së fundit që iu bë çmimit të energjisë ka qenë 500 lekë në muaj për fondin prej rreth 10 milionë dollarë që qeveria dha me vendim të posaçëm gushtin e vitit 2006.
Shkurtim shpenzimeve
Kryeministri ka kërkuar të merren masa për shkurtimin e shpenzimeve të energjisë në administratën publike. Berisha i kërkoi sekretarit të përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që në bashkëpunim me sekretarët e të gjitha institucioneve të vendosin rregulla për mospërdorimin e llambave inkandeshente në institucionet shtetërore dhe zëvendësimin e tyre me ndriçues të tjerë. E njëjta masë u kërkua të merret edhe në shkollat dhe spitalet e vendit.
Kompensimi
Institucionet përkatëse do të nisin përpilimin e një dokumenti, ku do të përcaktojnë grupet përkatëse që do përfitojnë kompensim për rritjen e energjisë. Kryeministri Berisha kërkoi që skema e mbulimit të rritjes për shtresat në nevojë të jetë operative që më 1 janar 2010.
Përfituesit
Shtresat në nevojë, të cilat do të përfitojnë nga fondi prej 22 milionë dollarë, janë ato të pensionistëve, invalidëve, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjet me rroga të vogla, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe familjet me pensione të ulëta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›