Shteti i Kosoves dhe fuqizimi i shqiptareve ne Ballkan
Nese ne keto rrethana, sado te veshtira qe jane, ne, qyshdoqofte, rikthejme temen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine, ne shfaqim dyshimin ne mbijetesen e shtetit te Kosoves, ne e marrim si akt te kryer humbjen e Veriut te Kosoves, ne kontestojme konceptin euro-amerikan te zgjidhjes se problemeve madhore ne Ballkan.
Nga Blerim Shala
Ne vitet 1989-1991 eshte zgjidhur ceshtja e cila po na rikthehet ne vitin 2009, ne trajta te ndryshme, para se gjithash, permes debateve te zjarrta, perplot emocione, zera te ngritur, ne perplasjet e pakursyera te botekuptimeve perjashtuese. Kosova shtet i pavarur, apo, bashkimi i Kosoves, dhe i trojeve te tjera me shumicen shqiptare, qe jane pjese perberese e shteteve te krijuara ne vitet nentedhjete, pas shperberjes se ish-RSFJ-se, me Shqiperine?
Kjo eshte tema. Kjo eshte pyetja. Kjo eshte ceshtja politike. E rendesishme per shqiptaret e Kosoves, te Shqiperise, per pozicionin e tashem dhe per perspektiven afatgjate te kombit shqiptar ne Ballkan dhe ne Europe? Jo. E domosdoshme per adresimin e problemeve me te cilat perballet shteti i Kosoves, qe prej pranveres se vitit 2008? Jo. Aspak. Nje tjeter rast kur ne spikatemi me aftesine tone per t'u shperqendruar prej kryeceshtjeve qe preokupojne Kosoven, ne pranveren e vitit 2009, ne vitin e dyte te ekzistimit te shtetit te Kosoves, i cili do te jete shume me i veshtire sesa viti i pare? Po. Gjithsesi. U permenden vitet 1989-1991, si kornize kohore kur mori udhe (te drejte) ceshtja e Kosoves, e zgjidhjes se saj. Muri i Berlinit nuk ndante vetem Europen dhe Boten ne dysh botekuptimesh politike, nuk ishte vetem themel mbi te cilin funksiononte nje Rend Nderkombetar, por, per me teper, ishte nje verdikt i keq per ceshtjen shqiptare, e cila, qe prej formimit te shtetit shqiptar, ne vitin 1912, mbeti e pazgjidhur, para se gjithash, per shkak qe e drejta jone per vetevendosje, nuk korrespondonte me rrjedhat historike, apo, asnjehere nuk ishte arritur te ngrihet ne nivelin kur adresimi i saj merrej si nje interes primar per Perendimin. E drejta per vetevendosje e shqiptareve kishte mbetur ne margjinat e historise se re te Europes - sepse ajo nuk mbrohej nga interesat rajonale dhe nderkombetare te shteteve te medha. Shqiptaret mbeten te ndare neper disa shtete te Ballkanit, sepse, ne anen tjeter, edhe vete Ballkani ishte i ndare, ne zona te vecanta te interesit - si pasoje e Luftes se Ftohte dhe e Rendit Nderkombetar te krijuar pas renies se Berlinit, dhe humbjes se Gjermanise naziste, ne majin e vitit 1945, i cili perfundoi me prishjen e Murit te Berlinit, me disfaten politike dhe ideologjike te Komunizmit dhe me shkaterrimin e federatave komuniste shumetnike ne Bashkimin Sovjetik, ne Cekosllovaki dhe ne Jugosllavi.
Mbi germadhat e Komunizmit do te ndodhe krijimi i shteteve te reja, ne kuader te vales se radhes te formimit te shteteve, ku bashkoheshin e drejta per vetevendosje e kombeve, me kufijte e jashtem dhe te brendshem, me territoret e lena si trashegimi te ketyre federatave, si dhe me synimin e Perendimit qe te ruhet, sa me shume qe eshte e mundur, stabiliteti i Europes - ne teresi. Kjo ishte korniza globale e zgjidhjes se ceshtjeve kombetare, te cilat mbaheshin dhunshem, nen regjimet komuniste, per dekada te tera. Keshtu ishte edhe me Kosoven dhe me te gjitha ish-njesite tjera federale, te ish-RSFJ-se, te cilat shpallen vullnetin e tyre per t'u bere shtete te pavarura. Ne rastin e Kosoves, realisht, kjo kornize nderkombetare e zbardhjes dhe e zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves, koincidonte, apo, ishte ne perputhje me nje tradite te gjate te formesimit politik dhe institucional te Kosoves, i cili na ishte imponuar, si pasoje e zhvillimeve tashme te permendura historike. Kosova kishte krijuar nje identitet te vecante politik me dhjetera vjet, i cili duhej te mundesonte, ne rast te thyerjes se madhe historike, cfare ndodhi ne vitet 1989-1991, qe ne te vendosim per fatin tone. Keshtu edhe do te behet. E drejta jone, ne teori e justifikueshme qyshmoti, arriti te sendertohet ne praktike, ne realitet, sepse u zhbene pengesat e medha nderkombetare (ne Europe), rajonale (ne Ballkan) dhe lokale (vete RSFJ), sepse e drejta jone u lidh, natyrshem, permes kahjes qe mori historia e re europiane, me forcen e shteteve te medha perendimore, me fituesit ne Luften e Trete Boterore (cfare ka qene Lufta e Ftohte), me Rendin e ri Nderkombetar, i cili kerkonte perqafimin e demokracise dhe te liberalizmit si udherrefyes politik per secilin komb, secilin shtet.
Shqiperia perqafoi kete realitet dhe mirepriti sendertimin e vullnetit politik te shqiptareve te Kosoves per pavaresi. Keshtu ndodhi edhe me elitat politike shqiptare ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Serbi. Keshtu u beme shtet. Me te gjitha reniet dhe ngritjet e njohura ne vitet nentedhjete, ne Levizjen per clirimin dhe pavaresimin e Kosoves. Kjo pervoje historike, tok me kornizen globale nderkombetare, u bene bashke ne Propozimin Gjitheperfshires te Presidentit Ahtisaari, i cili sherbeu si baze legale per shpalljen e shtetit te Kosoves, per ruajtjen e teresise territoriale te ketij shteti, per funksionalizimin e tij, dhe per trajtimin e vecante te komuniteteve pakice. Ky eshte nje proces i pakthyeshem, me gjithe problemet e shumta me te cilat ballafaqohet shteti i Kosoves, e te cilat, ne mase te madhe, nuk trajtohen si duhet prej udheheqesise se tanishme te Kosoves. Nese ne keto rrethana, sado te veshtira qe jane, ne, qyshdoqofte, rikthejme temen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine, e cila gje jo vetem qe eshte sanksionuar me Rendin e ri Nderkombetar, por edhe me Pakon e Ahtisaarit dhe me Kushtetuten e Kosoves (Neni 1.3), atehere, ne, dashte e pa dashte, paraqesim qendrime politike, qe jane, se paku, trefish problematike:
Se pari, ne shfaqim dyshimin ne mundesine e mbijeteses se shtetit te pavarur te Kosoves.
Se dyti, ne e marrim si akt te kryer humbjen e Veriut te Kosoves, mbase, edhe te nje pjese ne Lindje te Kosoves, te banuar me shumice serbe.
Se treti, ne kontestojme konceptin euro-amerikan te zgjidhjes se problemeve madhore ne Ballkan.
Kemi te bejme, pra, me nje teme shumefish problematike, aspak te bazuar ne realitetin e krijuar ne Ballkanin Perendimor dhe teresisht konfrontuese me agjenden perendimore.
Cka eshte me e rendesishmja, kjo agjende eshte ne raporte perjashtuese edhe me interesat kombetare te shqiptareve, te cilet, si kurre me pare, qe prej Levizjes nacionale per clirim dhe bashkim, ne vitet kur u kuptua domosdoshmeria e shkaterrimit te Perandorise Otomane, jane faktorizuar ne Ballkan - pikerisht per shkak te bashkimit te agjendes se tyre kombetare me ate nderkombetare (Perendimore). Krijimi i shtetit te Kosoves eshte fuqizim i shqiptareve ne Ballkan, ne te gjitha fushat e mundshme. Dhe, ky fakt patjeter qe do te ndikoje edhe ne forcimin e faktorit shqiptar ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi - ne dy shtete te cilat jane gjithnje e me te vetedijshme per rolin qe Shqiperia dhe Kosova mund ta luajne ne rajon - gjithsesi, ne kuader te agjendes nderkombetare te integrimit te Ballkanit Perendimor ne Paktin NATO dhe ne Bashkimin Europian. Shqiperia tashme eshte ne NATO. E NATO eshte ne Kosove tash e dhjete vjet. E sa per bashkepunimin dhe partneritetin strategjik te Kosoves dhe te Shqiperise, ne te gjitha lemite e mundshme, pos atyre qe spikasin elementet e shtetesise, kush na pengon qe ate ta bejme realitet? Askush.
* Nenkryetar i Pare i Aleances per Ardhmenine e Kosoves. Publikuar dje ne "Express", Prishtine