Keshilli Bashkiak, me dy kryetare
Vlore- Keshilli Bashkiak i Vlores drejtohet nga dy kryetare. Gjykata e Vlores ka rrezuar vendimin e marre me 24 shtator te ketij viti, per shkarkimin e kryetarit Arben Sinanaj, perfaqesues i LSI-se dhe zevendesimin e tij me ane te Kujtim Sulces, perfaqesues i PS-se. Por vendimi i dy diteve me pare, ka vene ne qender te akuzave gjyqtarin Erarber Madhi, se ka dhene nje verdikt politik. Ne nje konference per shtyp, i sapozgjedhuri Sulce sulmoi gjyqtarin e Shkalles se Pare Vlore, por vendimi i gjyqesorit eshte pershendetur nga ish-kryetari Sinanaj, qe cilesoi tendencioze veprimet e anetareve te majte te keshillit.
Ne nje deklarate per shtyp, Kujtim Sulce, i votuar me 24 shtator pas shkarkimit te Arben Sinanit nga te majtet, ka deklaruar se vendimi i gjyqtarit Erarber Madhi ka qene politik. "Gjyqtari e ka pergatitur vendimin ne fjale ne zyrat e PDSH-se dhe kryetarit te saj Sali Berisha, i cili cdo dite po shfaqet si prokuror, gjyqtar, perandor i Shqiperise. Protestat tona per te ndaluar veprimet abuzive te kryeministrit do te vazhdojne", u shpreh Sulce qe eshte "rrezuar" nga froni prej gjykates. Por perfaqesuesi i PS-se nuk la pa shigjetuar as prefektin e Vlores si institucion, per politizim dhe vendim politik ne momentin qe 6 nga vendimet e marra ne mbledhjen e 24 shtatorit, kohe kur nisi ngerci ne Keshillin Bashkiak, njohu te ligjshme vetem nje pjese te tyre. "Prefekti nuk ka mbrojtur paanshmerine dhe ka marre vendim politik per kete padi te bere ne gjykate", theksoi ai. Ne fund te fjales se tij kryetari i dyte i zgjedhur ne muajin shtator pas konflikteve ne keshill, deklaroi se vendimi i Gjykates se Vlores do te dergohet ne Apel, kurse anetaret e PS-se ne keshill do te ndermarrin te tjera nisma per te mbrojtur institucionin.
Nga ana tjeter, Arben Sinani, kryetar i Keshillit Bashkiak te Vlores, i rikthyer ne detyre nga gjykata, vleresoi drejtesine, duke theksuar se kishte besim te plote tek keto institucione per qendrimin jo te drejte dhe emocional te keshilltareve te majte me 24 shtator te ketij viti. "Pas ketij vendimi puna ne Keshillin Bashkiak te Vlores do te vijoje normalisht dhe se nuk duhet te kete asnje ngerc apo bojkot, pasi nese socialistet veprojne me forma te tilla, tregojne se nuk jane aq social sa kane siglen", theksoi Sinani.
Qyteti
Vemendja ne konferencen e kryetarit te Keshillit Bashkiak, Arben Sinanaj eshte perqendruar edhe tek gjendja e qytetit te Vlores. "Qyteti ka nevoje per investimet e munguara. Duke bashkepunuar edhe me bashkine, do te kontribuojme qe t'i kthejme fytyren e meparshme qytetit", eshte shprehur Sinanaj.