E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të martën hapen tri tema për dialogun Prishtinë - Beograd

Rundi i ri i dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të vazhdojë të martën, më 5 shkurt, i deklaroi agjencisë serbe Tanjug shefi i ekipit teknik serb për negociata, Dejan Paviqeviq.

“Temë do të jetë aranzhmani teknik lidhur me oficerët për lidhje (ambasadorët) ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kurse paralelisht me këtë do të hapen edhe temat e ardhshme në dialog – telekomunikacioni dhe energjetika”, deklaroi Paviqeviq.

Prishtina tashmë ka caktuar ambasadorin e saj Lulzim Peci për shef të zyrës së Kosovës në Beograd, kurse sipas disa paralajmërimeve të mëhershme, pikërisht Paviqeviq do të duhej të emërohej oficer serb i ndërlidhjes në Prishtinë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›