E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët, sot nis ndarja e shpërblimeve

Autori i Lajmit: Entela DurajPensionistët do të mund të marrin sot shpërblimin modest prej 2500 lekësh të reja. Lajmi u konfimua dje nga drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë shpërndarja për 550 mijë pensionistët do të bëhët sipas një grafiku të hartuar nga ISSH. “Duke filluar nga dita e sotme, bazuar në vendimin nr. 1216 të Këshillit të Ministrave, datë 16.12.2009, nis shpërndarja e shpërblimit për festën e fundvitit për të gjithë pensionistët. Sipas vendimit, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin prej 2500 lekësh, duke nisur nga data 22 dhjetor e deri më 31 dhjetor”, bënë të ditur dje burime zyrtare pranë ISSH-së.
Përfituesit
Nga ky vendim do të përfitojnë 554.900 mijë pensionistë. Vendimi i qeverisë përfshin personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme. Gjithashtu, në këtë vendim, përfshihen veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake, si dhe ish-ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Grafiku
Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, ka hartuar nje grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Sipas këtij grafiku, pensionistët do të marrin nga ora 08.00 e deri në orën 13.00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 e deri në orën 20.00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit.
Tërheqja
Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, nesër do ta marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00 do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1 dhe 2 dhjetor. Pra, me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës prej 2500 lekësh deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistët para festave të fundvitit. Efekti financiar vetëm për shpërblimin e pensionistëve arrin në shifrën 1.387.200 000 lekë, ose mbi 15 milionë dollarë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe një herë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund të marrë edhe pas Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara.

- Shpërblimi do të tërhiqet sipas këtij grafiku:
22 dhjetor dhe datat 1 dhe 2 dhjetor
23 dhjetor dhe datat 3 dhe 4 dhjetor
24 dhjetor dhe datat 5 dhe 6 dhjetor
25 dhjetor dhe datat 7 dhe 8 dhjetor
26 dhjetor dhe datat 9, 10 dhe 11 dhjetor
27 dhjetor dhe datat 12, 13 dhe 14 dhjetor
28 dhjetor dhe datat 15, 16 dhe 17 dhjetor
29 dhjetor dhe datat 18, 19 dhe 20 dhjetor
30 dhjetor dhe data 21 dhjetor, si dhe ata që nuk kanë mundur ti tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar
31 dhjetor ata që nuk kanë mundur ti tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar

Mbipopullimi në sportele, një pjesë
e shpërblimeve mund të merren në janar

Vitin e kaluar Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi shpërndarjen e shpërblimeve më 20 dhjetor, por deri më datën 31 dhjetor nuk u bë e mundur shpërndarja e të gjitha shpërblimeve. Sportelet e postës u mbipopulluan nga pensionistët, të cilët kanë pritur në radhë për të marrë shpërblimin që u takonte. Një pjesë e tyre i kanë marrë shpërblimet në janar. Kjo rrëmujë u krijua për faktin që janë rreth 560 mijë njerëz dhe koha ishte shumë e paktë. Sot data shënon 22 dhjetor dhe në krahasim me një vit më parë grafiku është 2 ditë me vonesë dhe kjo mund të krijojë anomali dhe si pasojë shtyrje të një pjesë të shpërblimeve për në janar. Në këto kushte, duket se pensionistët shpërblimin minimal prej 2250 lekësh (250 lekë është tatim që mbahet nga shteti) mund ta marrin në janar të vitit të ardhshëm. U fol se në janar mund të shtyhen edhe një pjesë e pagave dhe e shpërblimeve nga institucionet e tjera shtetërore për shkak të krizës ekonomike.

Grafiku
Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Sipas këtij grafiku, pensionistët do të marrin nga ora 08.00 e deri në orën 13.00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 e deri në orën 20.00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit.

Ky lajm është publikuar: 22/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›