E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niset nga MTV

Artistja e lindur në Kosovë përgatitet për të sjellë albumin e saj debutues, duke performuar në Party-n e CK One dhe MTV Push në Village Underground! Nga Express më 20 prill 2011 në ora 15:52

Dazed Digital: Ju keni nënshkruar kontratë me etiketën/labelin Roc Nation të Jay-Z. Si jeni prezantuar dhe si ka qenë të punosh me të?
Rita Ora: Të punosh më Jay është si një ëndërr. Të punosh me ndonjë legjendë është si një ëndërr qe realizohet, por Jay është shumë i impenjuar me disa artistë që ai ka në labelin e tij. Për mua qe kam ardhur nga Londra, dhe fillimisht që jam nga Kosova, është dhjetë herë më e rëndësishme. Ai është i përfshirë, ekipi i tij është i përfshirë (për shkak se ata kanë qenë të gjithë miq për shumë vite), kështu që nuk është sikurse të incizosh në një label normal - është si një familje. Një familje e madhe.

DD: Cilat kanë qenë ndikimet tuaja si e vogël? Kë e keni dëgjuar?
Rita Ora: Unë e adhuroj Gwen Stefani - mënyrën se si ajo vishet, qasjen e saj për çdo gjë. Më pëlqen kjo tek ajo. Ndërsa nga vokali më pëlqejnë Mariah, Whitney dhe Imogen Heap. Pra, me pëlqen ky lloj i grave të suksesshme.

DD: Çfarë jeni duke dëgjuar momentalisht?
Rita Ora: Albumi i Adele-s më pëlqen shumë. Ky album, ah! Jo vetëm performanca vokale është e mahnitshme, por edhe tekstet e këngëve janë të mahnitshme. Dhe fakti që ajo është vetëm 21 vjeçare... Ajo është një talent i madh.

DD: Ka shumë talente të reja britanike, si ju bën të ndjeheni me faktin që jeni një pjesë e tyre?
Rita Ora: Kurrë nuk kam menduar se do jem ndonjëherë pjesë e tyre. Në fakt të jesh pjesë e tyre tani dhe të ketë njerëz që vërtetë janë në pritje për të dëgjuar punën time më bën të ndjehem e rëndësishme. Çdo herë ndihem sikur duhet të punoj dhjetë herë më shumë.

DD: Të këndosh gjithmonë, është diçka që donit të bënit?
Rita Ora: Oh yeah, tërë jetën time. Kur isha gjashtë vjeç kam marrë pjesë në një kor dhe prej atëherë e tutje ishte sikur "Kjo është e bukur! ". Shkolla ime fillore nuk ishte shkollë e muzikës, por ata më kanë thanë qe të shkoj në një shkollë muzikë. Mësuesja ime e korit ishte ajo e cila tha: "Pse nuk shkon në një shkollë, teatër?" Ajo ishte një mësues e madhe, emri i saj ishte Suzie dhe çdo herë që unë e shoh e falënderoj. Ende e takoj atë - Kurrë nuk do të harroj njerëzit që më kanë ndihmuar në jetën time, kurrë!

DD: Si ka qenë të rritesh në Londër dhe si ju ka ndikuar kjo dhe rrënjët tuaja kosovare?
Rita Ora: Duke u rritur, unë dhe familja ime nuk kemi qenë njerëzit më të pasur. Ne kemi jetuar në një status dhe ende vazhdojmë (në Ladbrook Grove, unë kam qenë gjithmonë një west vajzë e Londrës). Kam punuar në një dyqan, ndërsa isha duke shkuar në shkollë. Nëna ime është një mjeke tani, por ajo nuk ishte kur erdhi këtu - ajo ishte një mjeke në Kosovë, por i është dashur të fillojë nga e para. Ata na kanë mbështetur shumë.

DD: Ju tashmë keni punuar me disa artistë të mahnitshëm. Cila ka qenë eksperienca më e madhe për ju deri tani?
Rita Ora: Të shikosh rekordet e Jay-Z. Ai është në të vërtetë një gjeni. Të jesh në të njëjtën dhomë dhe të kesh mundësinë të shikosh atë. Unë dhe motra ime ishim të habitura. Duke shikuar këtë dhe performancën e Beyonce.

DD: Çfarë projektesh jeni duke punuar në këtë moment?
Rita Ora: Jam 100% e përkushtuar për albumin tim - ky është projekti im kryesor, pra bëj fushatë për albumin tim. Tani që ne kemi bërë këtë fushatë mund të përqendrohem në formën përfundimtare rreth albumit tim dhe për ta sjellë në treg në fund të këtij viti. Kam punuar me shumë njerëz të mahnitshëm dhe nuk mund të pres që t’ ju befasoj të gjithëve. Ju nuk e kuptoni se sa i mirë është ky album! Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni. (përktheu Mehdi Abdullahu)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›