E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria ne analize, do ripyeten 120 deshmitare

Grupi hetimor, qe po investigon mbi tragjedine e Gerdecit, eshte mbyllur dje per ore te tera ne analize, ku edhe ka diskutuar punen e bere deri tani. Burime prane grupit hetimor kane bere te ditur se eshte rishikuar edhe nje here lista e deshmitareve e kryesisht ata qe punonin ne fabrike, te cilet kane mundur te mbijetoje. Burime nga prokuroria kane sqaruar se eshte diskutuar ne lidhje me ripyetjen serish te 120 deshmitareve, te cilet kane qene punetore ne fabriken e demontimit. Ne kete liste perfshihen edhe banore qe kane pare ngjarjen. Mbledhja mesohet se eshte bere pikerisht per t'u perqendruar ne arsyen e shperthimit dhe ne nxjerrjen e nje liste te sakte ne lidhje me deshmitaret. Kjo liste eshte ne dispozicion te gjithe prokurorive qe po hetojne tragjedine. Burime nga prokuroria bene te ditur se te gjithe personat, qe jane ne listen e deshmitareve, do te rimerren edhe nje here ne pyetje ne lidhje me tragjedine e Gerdecit dhe do te marre pjese treshja e eksperteve te FBI-se, te cilet do te pyesin ne lidhje me dyshimet qe kane. Qellimi eshte arritja e nje konkluzioni per shkakun e ngjarjes. Nepermjet ballafaqimit te deshmive, qe bien edhe ne kundershtim me njera-tjetren, do te arrihet ne nje konkluzion te sakte. Nderkohe qe, sipas burimeve, punetoret do te pyeten ne lidhje me menyren se si keta te fundit kane kryer demontimin e armeve gjate kohes qe kane punuar ne fabrike. Kjo sipas burimeve do t'i ndihmoje ekspertet amerikane ne arritjen e perfundimit te shkakut te shperthimit edhe ne lidhje me eksperimentin, qe pritet te kryhet ditet ne vazhdim. Nderkohe qe, te gjithe deshmitaret do te pyeten edhe per te dhena te tjera, te cilat perbejne interes per grupin hetimor. Ketu nuk do te perjashtohet fakti nese ka pasur apo jo femije te punesuar, kushtet ne te cilat zhvillohej procesi i punes, nese kane qene apo jo te siguruar. Deshmitaret qe jane ne listen e personave qe kane qene punonjes ne fabrike do te sqarojne edhe ne lidhjen e normes se punes qe keta te fundi kryenin ne dite, per te arritur ne perfundim se sa arme mund te kene hyre realisht per nje periudhe te caktuar kohore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›