Ina Rama Prokuroria po heton edhe per organizatoret e 21 janarit

Prokurorja e Pergjitshme e Shqiperise Ina Rama deklaroi se hetimet per 21 janarin po vazhdojne me kembengulje mbi te gjitha palet pjesemarrese ne ate ngjarje. Ajo deklaroi ne Tirane se krahas gardisteve qe perdoren armet dhe fshehen provat po hetohet edhe per deyshimet se protestuesit u organizuan per veprime te dhunshme ne nje tubim te paligjshem. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Ilirian Agolli sjell me shume detaje per komentet e zonjes Rama ne Tirane.
Prokurorja e pergjithshme e Shqiperise Ina Rama deklaroi se hetimet per ngjarjet e 21 janarit vazhdojne me intensitet edhe per dyshimet nese protestuesit jane organizuar per veprime te dhunshme ne nje grumbullim te paligjshem. Zonja Rama tha se ende priten detaje nga laboratoret kriminalistike dhe nga hetimet dhe se emrat e permendur ne publik nuk jane te vetmit qe dyshohen per veprimet e paligjshme te asaj dite.
Persa i perket rindertimit te vendit te ngjarjes qe lidhet edhe me organizatoret edhe me vrasjet ne i kemi derguar nje kerkese FBI-se. po ashtu edhe per pastrimin e pamjeve filmike qe mendojme se do te na ndihmojme per organizatoret ne i kemi kerkuar laboratorit ndihme - tha ajo.
Prokurorja e Pergjithshme Rama i beri keto komente ne programin Opinion te televizionit Klan ku theksoi se hetimet po behen te plota te pavarura dhe gjithperfshirese per cdo pale pjesemarrese.
Ne nuk mund te kerkonim oficere amerikane qe te pyesnin shqiptaret ne Shkoder ne Lac Tirane apo Durres qe ishin demonstrues dhe te tregonin se kush i organizoi nese i kishte organizuar per veprime te dhunshme. Them nese i kishin organizuar per veprime te dhunshme sepse hetimi vazhdon dhe ende nuk ka konkluzion perfundimtar. Une nuk mund te them sot nese na ka dale apo jo por kemi regjistruar edhe per kete veper nje hetim dhe po hetojme domethene se kemi dyshime se kane qene te organizuar - tha ajo.
Zonja Rama tha se hetimi nuk eshte vonuar dhe nje vit ka qene koha e nevojshme per kete hetim duke marre parasysh veprimet e shumta hetimore nga pothuaj e gjithe Prokuroria e Tiranes. Megjithate ajo tha se ende prokuroria ende nuk eshte gati te kerkoje hapjen e nje gjyqi per te akuzuarit.
Po perpiqemi qe ta finalizojme sa me shpejt. Nuk do te doja te jap nje kohe se kur do te dale nje kerkese per gjykim. Po bejme ceshte e mundur qe ta mbarojme sa me shpejt - tha ajo.
Prokurorja e pergjithshme tha se deklaratat kunder saj nga koalicioni qeveritar i sheh si nje presion mbi hetimin por nuk e shqetesojne sa kohe qe nuk ka shkelur ligjin. Ndersa lidhur me kryetarin e opozites Edi Rama ajo tha se ai mund te vije vete ne prokurori dhe te jape versionin e tij te ngjarjes.
Ne qofte zoti Rama do te thirret per kete ceshtje nuk do te thirret sepse e kerkon vete zoti Rama por do do te thirrej nese do te jete nje nevoje e hetuesve. Zoti Rama mund te paraqitet dhe te jape versionin e tij te deklaroje ato qe di. Ne kemi shtet dhe cdo shtetas ka detyrimin te deklaroje fakte apo te dhena qe ai ka lidhur me nje veper penale. Ky eshte nje detyrim ligjor madje jo vetem ceshtje vullneti - tha prokurorja e pergjithshme.
Parlamenti pritet te degjoje sot shpjegimet e tre deputeteve te opozites Tom Doshi Taulant Balla dhe Besnik Baraj lidhur me rolin e tyre ne demonstraten e 21 janarit. Prokuroria i ka kerkuar parlamentit qe tu heqe atyre imunitetin parlamentar per te vazhduar me procedura te tjera hetimore dhe kerkesa u shoqerua me nje material voluminoz me prova mbi veprimtarine e tyre ate dite. Prokuroria kerkoi arrestimin e komandantit te gardes shoferit te tij dhe specialistit te kompjuterave ne kryeministri per krim dhe fshehje krimi ne ngjarjt e asaj dite.