E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Predhat, shtabi i mireinformuar"

Kater dokumente dolen ne drite dje, ne te cilat besohet se evidentohet mirinformim i plote i Shtabit te Pergjithshem ne lidhje me ate cka ndodhte ne Gerdec. Ne keto shkresa zyrtare, te cilat u publikuan dje nga Partia Republikane, evidentohet se komunikimi mes Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha dhe drejtorit te ndermarrjes ne varesit te Ministrise se Mbrojtjes "Meico", ka qene i vazhdueshem. Sipas PR-se, keto dokumente tregojne pergjegjesine e Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha ne lidhje me predhat e kalibrit te rende qe sipas prokurorise nuk duheshin demontuar ne fabriken e Gerdecit. "Ne keto dokumente, duket qarte bashkepunimi dhe komunikimi mes perfaqesuesve te firmes "MEICO" dhe Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura ne lidhje me fabriken e demontimit te armeve", deklaruan dje burime nga Partia Republikane, drejtuesi i te ciles ishte deri para pak javesh Minister i Mbrojtjes. Ne kete menyre perfaqesuesit e PR-se hedhin poshte akuzen e prokurorise, sipas te ciles Mediu ka anashkaluar Forcat e Armatosura ne marrjen e vendimeve ne lidhje me fabriken e demontimit te armeve.

Nder dokumentet e publikuara, spikat edhe nje memo (kujtese), e cila i eshte derguar Shefit te Shtabit, Luan Hoxha nga drejtuesi i "MEICO", Ylli Pinari. Letra kerkon ndihme ne menyre qe Forcat e Armatosura te jene ato te cilat te marrin persiper ngarkimin, transportin, shkarkimin dhe administrimin e municioneve sipas kontratave te nenshkruara dhe me pare. Ne nje tjeter dokument tregohet edhe firma e Shefit te Pergjithshem, Hoxhes i cili ka miratuar dergimin e nje fadrome per te ndihmuar kompanine ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec. Sakaq, ne nje tjeter dokument evidentohet se per llojin e municioneve qe demontoheshin ne fabrike, eshte lajmeruar Sekretari i Pergjithshem i FA, Ardian Mullahi. Ne dokumentin e katert te dale dje ne drite, paraqiten edhe firmat e disa perfaqesuesve te larte te Forcave te Armatosura te cilet kane nenshkruar per llojin e armatimeve qe do te demontoheshin ne Gerdec.

Kater dokumentet

1

Lenda: Informim per verifikimin e disa lloj kalibrash municionesh me gezhoje tunxhi

Drejtuar: z.Ardian Mullahi, Sekretar i Pergjithshem

Ne zbatim te urdhrit te Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA, Nr.91, date 22.01.2007 "Per verifikimin e municioneve me gezhoje tunxhi", grupet e inspektimit kontrolluan e verifikuan sasine e kalibrave 7.62 mm mod 53, 12.7 mm, 14.5 mm e 37 mm KA, ne 25 rajone grup-deposh, te repartit ushtarak Nr 4001 Tirane. Nuk u inspektuan depot e rajonit Qaf-Molla 2, per arsye se punohet nga kompania Amerikane per asgjesimin e kimikateve dhe nuk lejohet futja ne kete objekt deri ne perfundim te procesit.

Inspektimi filloi ne date 24.01 2007 e perfundoi me date 31.01.2007.

Rezultatet e verifikimit te municioneve sipas batalioneve jane ne pasqyren bashkelidhur, ndersa sasia totale e gjetur ne fakt per cdo emertim paraqitet:

Municione 7.62x54 mm cope 53093108

Municione 12.7 mm KA cope 4264155

Municione 14.5 mm KA cope 3587566

Municione 35 mm KA cope 194265

Ne emertimin, municione 12.7 mm KA, eshte zbritur sasia qe i nevojitet FA sipas TOP. Keto municione jane te reja, prodhim vendi, i viteve 1985 deri 1993, me gezhoje tunxhi.

Per rajonet e Borizanes te dhenat jane marre nga raportimi i Komandes Mbeshtetese, me shkrese Nr.232/2, dt 05.02.07 dhe me numer te Sekretarise se Shtabit te Pergjithshem te FA, Nr 901 Date 05.02.2007.

Drejtori i Drejtorise se Logjistikes

Kolonel Bardhyl Hoxha

2

Memo

Drejtuar: Gjeneral-Major, Luan Hoxha

Shef i Shtabit te Pergjithshem te FA

Nga: Ylli Pinari, Drejtor i Ndermarrjes "MEICO"

Subjekti: Informacion mbi zbatimin e Urdhrit te Ministrit

Z.Gjeneral,

Ne zbatimin e Urdhrit te Ministrit Nr.550 date 25.04.2007 "Per zbatimin e V.K.M. Nr. 138, date 14.03.2007 "Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te FA te hequra nga armatimi dhe perdorimi", dhe ne baze te kapacitetit ditor te demontimit industrial te municioneve te firmes, i kemi derguar per miratim Draft e Akt-Marreveshje Komandes Mbeshtetese Logjistike duke percaktuar detyrimet dypaleshe.

Ne lidhje me zbatimin e Urdhrit te mesiperm kam keto kontestime:

Ngarkim, transportimin e municioneve me forcat dhe me mjetet e saj nga depot ne qe qendren e grumbullimit ne Gerdec Vore

Nuk perballon grafikun e furnizimit ditet me municione per demontimin industrial

Nuk merr persiper administrimin e municioneve ne magazinen qendrore ne Gerdec

Nga te gjitha praktikat eksport-importit te armatim-municionit te realizuara deri me sot (ngarkimi, transporti, shkarkimi dhe administrimi i municioneve) eshte bere me forcat dhe mjetet e FA.

Lutemi, ndihmen Tuaj per te zgjidhur sa me shpejt te jete e mundur problemet e mesiperme per te vazhduar demontimin industrial te municioneve nga ana e firmes kontraktuese me te cilen kemi kontrate sipas urdhrit, ka instaluar makinerite dhe kontraktuesit e saj ne Gerdec Vore.

Bashkelidhur materialet perkatese.

3

Miratohet

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu

Vendim

Nr. 1 Date 04. 04. 2007

Ne zbatim te VKM Nr. 138, date 14.03.207, "Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes, dhe pajisjeve te Forcave te Armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi", Urdherit te Ministrit te Mbrojtjes, Nr. 416, date 02.04. 2007, "Per ngritjen dhe funksionimin e Komisionit te Posacem per percaktimin e kontingjentit te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve plasese te hequra nga perdorimi" dhe kerkeses, Nr. 772/2 date 04.04.2007, te Komisionit te Miratimit te Cmimeve, Komisioni i Posacem per percaktimin e kontingjentit te armeve, teknikes , pajisjeve, municioneve dhe lendeve plasese te hequra nga perdorimi, i mbledhur ne date 04.04.2007, pasi shqyrtoi kerkesen ne fjale,

Vendosi

Municionet me gezhoje tunxhi, te kalibrave 7.62 mm mod 53; 12.7 mm, 14.5 mm e 37 mm K/A, qe ndodhen ne depot e Forcave te Armatosura, t'i vihen ne dispozicion Komisionit te Miratimit te Cmimeve, sipas kerkeses se bere Nr. 772/2, date 04.04.2007

Komisioni i Posacem per percaktimin e kontingjentit te armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lendeve plasese te hequra nga perdorimi, municionet e mesiperme t'i klasifikojne ne piken IV te VKM Nr. 138, date 14.03.2007, " Per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes, dhe pajisjeve te Forcave te Armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi".

Komisioni

Kryetari Kolonel Dashnor Caushi

Anetar N/Kolonel Sojrat Papadhima

Anetar Major Fari Toska

Anetar Zenun Fero

Anetar Hysni Cocka

4

Urdher

Nr 36 date 23.01.2008

Per venien ne dispozicion te nje fadrome, ndermarrjes "Meico"

Urdheroj:

Komandanti i Repartit Ushtarak nr 4001 ne Tirane, nga mjetet e Regjimentit te Infrastruktures te vere ne dispozicion nje fadrome per zbatimin e projektit per demontimin e municioneve ne Gerdec.

Mjeti te qendroje ne dispozicion deri ne perfundim te projektit.

Perdorimi i mjetit te behet duke zbatuar detyrat qe vihen ne Urdhrin e Ministrit te Mbrojtjes, te 2003, "Per perdorimin e mjeteve te transportit".

Pergjigjet per zbatimin e urdhrit, Komandanti i Repartit Ushtarak 4001.

Ndjek zbatimin e Urdhrit, Drejtoria e Logjistikes.

Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA

Gjeneral Leitnant, Luan Hoxha

Personat dhe postet "e atakuara" ne 4 dokumentet:

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, Gjeneral Leitnant, Luan Hoxha

Sekretari i Pergjithshem i FA, Ardian Mullahi

Komandanti i Repartit Ushtarak 4001

Drejtoria e Logjistikes

Drejtori i Ndermarrjes "Meico"

Kolonel Dashnor Caushi

N/Kolonel Sojrat Papadhima

Major Fari Toska

Zenun Fero

Hysni Cocka

Akuzat e Ina Rames per ish-ministrin e Mbrojtjes:

Ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore per cmontimin

Percaktimi i vendit ku do te kryhej cmontimi eshte bere pa u licencuar

Gerdeci eshte zgjedhur si zone per cmontim ne mungese te verifikimeve te Shtabit te Pergjithshem

Ka shperfillur mendimin e strukturave te Forcave te Armatosura

Ka miratuar akte nenligjore i orientuar nga interesa te subjekteve private

Ka parashikuar ne urdher qe shpenzimet e transportit te mbuloheshin nga subjektet private

Ka shmangur mbikeqyrjen ushtarake te forcave te armatosura

Nuk ka kerkuar te behej nje studim i plote i kostos per njesi, te municioneve te kalibrave 20-152 mm


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›