E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LeBron James bëhet pjesë e historisë së NBA

LeBron James, megjithë humbjen e skuadrës së tij Lakers në Washington, ka bërë një gjë të jashtëzakonshme. Në fund të saj ai është bërë shënuesi më i mirë në historinë e Nba, duke kaluar Karl Malone, në kuotën e 36.928 pikëve. Tani është vetëm Kareem Abdul-Jabbar, në vendin e parë me  38.387, që ka shënuar më shumë pikë në një sezon të rregullt, nga 36.947 pikë që ka për momentin LeBron.

Në ndeshjen në Washington, james i duheshin në fat vetëm 20 pikë për ta kaluar Malonen. Dhe këtë e arriti kur duheshin edhe 5’20” deri në pushimin e ndeshjes. Pas arritjes së rezultatit, atmosfera në arenën e Washingtonit bëhet elektrizuese për mbretin e koshit, James. Të gjithë spektatorët, kur skuadrat rikthehen në parket pas pushimit, brohorasin emrin e James.

 “Të jesh pjesë e Nba prej kaq shumë kohësh, të jesh pjesë e heronjve të këtij sporti, më kanë bërë që të jem pa fjalë, pikërisht në këtë moment – ka thënë James, pas ndeshjes, ku realizoi 38 pikë . – është një ndes p0ër mua, për qytetin dhe familjen time, që munda të arrij këto rezultate dhe të përjetoj këto momente. Luaj për të gjithë ata që kanë pjesë e udhëtimit tim në sportin e basketbollit” – ka thënë James.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›