E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhejkobs fiton të artën në 60 metra

Një tjetër medalje e artë e një tjetër rekord. Marcell Jacobs merr një tjetër medalje të artë, në karrierën e tij, e këtë radhë në kampionatin botëror të sallave të mbyllura që u zhvillua në Beograd. Atleti italian bën një paraqitje të jashtzakonshme në garën e 60 metrave. Sprinteri italian e fiton këtë garë me kohën fantastike 6”41, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga një atlet evropian.

Kampioni olimpik në 100 metra fiton me fotofinish, për vetëm 3 të mijëtat, ndaj amerikanit Christian Coleman, duke u konfirmuar kështu, si njeriu më i shpejtë në botë. Kampioni olimpik ngjitet kështu në shkallën më të lartë të podiumit në aktivitetin që u zhvillua në Serbi, duke fituar garën e 60 metrave sprint me kohën 6”41, rekord i ri evropian.

Jacobs arrin të bëjë një garë të shpejtë duke arritur të mundë dy rivalët e tij amerikanë. Medaljen e bronxtë e fitoi amerikani tejtër, Marvin Bracy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›