E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bylisi, tjetër frenatë në kampionat

Bylis pëson një tretë frenatë në Kategorinë e Parë, ndërsa të dielën në Fier duket se nuk ka qenë një transfertë pozitive për ballshiotët. Apolonia me dëshirën për t’u përfshirë në katër skuadrat, të cilat nëpërmjet Play-off shpresojnë të jenë në Superiore, e ka zgjidhur ndeshjen me kryesuesen e Kategorisë së Parë për pesë minuta. Diop në të 24’ dhe Krasniqi në të 29’ e 2-0 për Apoloninë. Smaçi i ka vënë “vulën” suksesit të fierakëve.

Tanimë 54 pikë për Bylisin, po aq sa dhe Erzeni, që të shtunën ka fituar ndaj Tomorit në “Tofik Jashari”. Ymeri në të 10’ dhe Raboshta në të 55’ ishin autorët e golave për shijakasit e Nevil Dedes, ndërsa Manellari ka fiksuar barazimin momental për beratasit. Korabi nuk ka shkuar më shumë se sa barazimi pa gola në Burrel, ndërsa Lushnja e Pogradeci kanë ndarë nga një pikë duke mbetur thuajse në mesin e renditjes.

Kolgega në të 52’ ka kaluar në avantazh verdhejeshilët, ndërsa në fund Pengu vulos barazimin për Pogradecin. Bie në sy fitorja e Tërbunit ndaj Butrintit, Maliqit ndaj Besës, Besëlidhjes ndaj Shkumbinit dhe Turbinës ndaj Vorës. Kjo ishte panorama e javës së 24-tërt të Kategorisë së Parë, që do të rikthehet në fushën e lojës më 2 prill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›