Pep Guardiola i thotë lamtumirë Barcelonës

Pep Guaridola ka konfirmuar largimin nga Barcelona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle të cilat kanë theksuar se Guardiola është larguar nga posti trejnerit të Bercelonës.
Pep Guardiola gjatë tre viteve të qëndrimit të tij në krye të Barcelonës ka arritur të fitojë çdo titull të mundshëm, kurse vlen të përmendet se Barcelona e tij për shkak të filozofisë së tij të një futbolli që argëtoi gjithë botën, konsiderohet si një prej ekipeve më të mira në histori të futbollit.
Ndërkohë mediat spanjolle theksojnë se tashmë klubi katalanas e ka menduar zëvëndësuesin e strategut që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e klubit.
Ai është Marcelo Bielsa. Tekniku i Athletic Bilbaos ka treguar me klubin bask se është në gjendje të gjunjëzojë edhe ekipe gjigante si Manchester United, teksa ka aplikuar filozofi tepër sulmuese, me orientim tek inkuadrimi i lojtarëve të rinj.