Champions Bajern ne finale Real KO

Është Bajerni i Mynihut finalistja e dytë e Champions League, që do të diskutojë trofeun më prestigjioz për klube më 19 në “Fusball Arena” kundër Çelsit. Ashtu si kishin bërë anglezët vetëm pak orë më parë, duke eliminuar në mënyrë surprizë Barcelonën, edhe bavarezët nxjerrin jashtë lojë Realin e Madridit, që cilësohej si favorit absolut dhe konfirmohen si “macja e zezë” e galaktikëve.
Për të siguruar finalen e madhe, skuadrës së Jup Hejnkes iu nevojitën goditjet nga 11-metrat, ku fituan 3-1, pasi më parë koha e rregullt dhe shtesa e takimit në “Santiago Berbaneu” përfunduan me shifrat 2-1. Për ironi të fatit, ashtu si I ndodhi Barçës me Mesin, edhe Reali u tradhëtua pikërisht nga ylli I saj, Kristiano Ronaldo.
Portugezi shënoi dy herë në harkun e 14 minutave lojë, megjithatë gaboi 11-metërshin e parë. Pas tij gabuan edhe Kaka e Sergio Ramos, ndërsa përveç dy pritjeve të Nojer, kualifikimi i Bajernit erdhi pas penalltisë së dërguar në rrjetë nga Bastian Shvajnshtajger.
Përsa i takon ndeshjes, ajo ka qenë emocionuese nga starti e dëri në minutën e 120-të. “Merengues” zhbllokuan rezultatin vetëm pas 5 minutave me Kristoano Ronaldon, pas një penalltie të diskutueshme, ndërsa në të 14-tën, portugezi dyfishoi shifrat, duke krijuar idenë e një kualifikimi të thjeshtë të spanjollëve.
Por, Bajerni tregoi karakterin gjerman dhe nuk u dorëzua për asnjë moment, përkundrazi merr kontrollin e lojës, dominon në mesfushë dhe krijon mundësitë më të mira për shënim. Rastet në portën e Kasijas kanë qenë të shumta me Gomez e Gustavon, ndërsa goli vjen nga 11-metrat me Roben në të 27-ën.
Ndeshja vazhdon spektakolare dhe e luftuar deri në fund, me Bajrenin që mund të kishte mbyllur llogaritë pa pasur nevojë për ekzekutimin e 11-metërshave. Gjithsesi, në fund janë bavarezët ata që festojnë dhe shkojnë në finale.
Në këtë mënyrë, Bajerni dhe Çelsi i kanë dhënë fund delirit të përgjithshëm, ku të gjithë prisnin një “El Clasico” në finale, por në fakt, trofeu do të luhet në aksin Angli-Gjermani, me bavarezët që janë padyshim favoritë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre.