Atletico Madrid – Athletic Bilbao, finalja e Europa League

Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao do të takohen mes vete në finalen e Europa League. Kjo, pasi të dyja skuadrat spanjolle fituan ndeshjet e tyre gjysmëfinale kundër Valencias respektivisht Sporting Lisbonës për të siguruar përballjen për trofe, më 9 maj në Bukuresht.
Atletico Madridi fitoi 1-0 në udhëtim te Valencia dhe kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kurse, Bilbao në një duel mjaft të paraspeshuar, u desh të pres deri në minutën e 88-të për të realizuar golin vendimtar nëpërmjet Llorentes.
Bilbao fitoi 3-1, duke përmbysur rezultatin e humbjes 2-1 në Sporting.
Gjysmëfinalja:
Valencia-Atletico Madrid 0:1 (2:5)
Athletic Bilbao – Sporting 3:1 (4:3)
Në kllapa është i shënuar rezultati i përgjithshëm.