E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe injoron fishkëllimat: Ne, superiorë ndaj Barçës

SPANJE- Mbrojtësi portugez Pepe ishte në shënjestër të tifozëve të Barcelonës, në takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës, luajtur të mërkurën në mbrëmje në "Kamp Nou". Reali barazoi 2-2, por sërish u eliminua, ndërkohë që Pepe fishkëllehej sa herë kapte topin për shkak se shkeli dorën e Mesit në ndeshjen e parë në "Bernabeu".

"Nuk dua të flas për fishkëllimat, por vetëm për futboll, - tha dje lojtari i Realit. - Treguam se jemi superiorë ndaj Barcelonës dhe se jemi një familje. Kjo ka më shumë rëndësi. Gjatë 90 minutave Reali ishte superior.

Pasi ndeshja shkoi 2-0, treguam shpirtin e Madridit, e një klubi të madh", shtoi ai. Paraqitja e Realit kënaqi edhe tifozët, që pritën skuadrën në aeroportin e Barcelonës deri në 2 të mëngjesit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›