Barcelona ne gjysmefinalen e Kupes se Mbretit

Edhe Klasikja e radhës e meritoi emrin e madh që mban. Barcelona u kualifikua për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë pasi barazoi 2-2 me Realin në fushën e saj, në një ndeshje të jashtëzakonshme, të mbushur me gola, raste dhe përmbysje. Reali e nisi më mirë takimin duke krijuar radhazi disa mundësi për të shënuar, por të humbura nga Higuain dhe Ronaldo, ndërsa Zhoze Murinjo e kishte vendosur skuadrën e tij në mënyrë shumë agresive në fushën e lojës.
Më pas, Mesut Ozil goditi traun e portës së vendasve me një gjuajtje të shkëlqyer nga distanca, port topi hyri sërish në lojë pasi u përplas në tokë pranë vijës fatale.
Veçse ishte Barcelona që shënoi e para. Fillimisht realizoi Pedro Rodrigez që mori një top nga Mesi dhe e dërgoi në rrjetë në një kundërsulm të shpejtë, ndërsa në fund të pjesës së pare. Pedro zëvendësoi Andres Iniestën e dëmtuar dhe që besohet se do të mungojë gjatë. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Dani Alvesh shënoi golin e dytë katalanas me një gjuajtje shumë të bukur nga e djathta, krejtësisht e pamundur për t’u ndalur nga portieri Iker Kasijas.
Në pjesën e dytë Reali tregoi se nuk ishte dorëzuar. Pas një periudhe ku të dyja skuadrat u përpoqën të godisnin, ekipi i Murinjos barazoi në vetëm 4 minuta lojë. Fillimisht Kristiano Ronaldo shënoi në minutën e 68-të pas një aksioni personal, duke i kthyer besimin Realit. Më pas, sulmuesi francezi i hyrë në pjesën e dytë, Kamrim Benzema, shënoi një gol klasi për të fiksuar shifrat 2-2. Përpjekjet e mëvonshme nuk i ndryshuan shifrat dhe Barcelona kaloi në finale pasi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Madrid.