E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli dhe Siena ne finalen e Kupes se Italise

Kupës së Italisë i ka mbetur vetëm një enigmë për t’u zgjidhur lidhur me gjysmëfinalet, pasi në katërshe tashmë kanë mbërritur 3 ekipe. Pas Juventusit, që u kualifikua të martën pasi mundi Romën, fitore patën edhe Napoli e Siena, që eleminuan përkatësisht Interin e Kievon. Napolitanët patën epërsi të plotë në “San Paolo”, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë.
Fillimisht, Kavani fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Tiago Motës dhe vetë sulmuesi i talentuar nuk fali duke e kthyer atë në gol në minutën e 49-të. Ndeshja mbeti e hapur deri në fund dhe Interi pretendoi për një penallti, pas një momenti të dyshimtë të Diego Militos në zonë. Goli i dytë i vendasve erdhi vetëm në minutën e 90-të dhe sërish Kavani ishte shënues.
Siena është gjysmëfinalistja tjetër pasi fitoi 1-0 në fushën e Kievos. Ndeshja përfundoi 1-0 me gol të shënuar në minutën e 54-ët, ndërsa që nga minuta e 61-të miqtë luajtën me 10 lojtarë pasi Paolo Grosi doli nga loja me karton të kuq. Sot luhet çerekfinalja e fundit e Kupës, ajo mes Milanit dhe Lacios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›