Pepe kërkon falje për veprimin e turpshëm
Madrid - Mbrojtësi i Realit, Pepe, kërkon falje publike për goditjen shtazarake që i bëri kapitenit të Getafes në ndeshjen e mbrëmshme në “Bernabeu”. Portugezi Pepe e goditi me shkelm dy herë futbollistin Havier Kaskueron, pasi më parë e kishte plasur me duar përtokë.
"Jam shumë i dëshpëruar për atë veprim që bëra. I kërkoj falje personalisht Kaskueros dhe familjes së tij", deklaroi mbrojtësi i Realit.
Gjyqtari i takimit akordoi menjëherë penallti për Getafen, dhe nuk nguroi ta dënojë me karton të kuq Pepen. Komisioni i Disiplinës pritet të japë një dënim drastik për futbollistin Pepe.