E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohen temperatura të lartë në Europë

Temperatura të larta kanë përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin europian. Vala e të nxehtit ka përshkuar pjesë veriore-qendrore të Italisë edhe pse sipas të dhënave, pritet që të ketë sërish luahtje të temperaturave.

Në Firence, gjatë të shtunës, temperatura ka aritur deri në 31 gradë. Edhe Moska ka shënuar temperature rekord, deri në 25 gradë, statistika këto që nuk janë regjistruar kurrë në muajin prill. Në Austri, Salisburg, termometri ka shënuar deri në 32 gradë, në Vienë 28 gradë, në Pragë 27,7 °C, një temperaturë rekor që prej 212 vjetësh, pasi temperaturat më të larta për ketë vend dhe në të njëjtën periudhë janë regjistruar në 25.9 gradë celcius.

Megjithatë, temerpaturat kanë surprizuar më së shumti banorët e Moskës, kryeqytetit rus. Mijëra moskovitë por edhe turistë të shumtë kanë dalë nëpër rrugë e shehse për të shijuar të ngrohtin e pazakontë dhe temperaturat e prillit, që nuk ishin regjistruar prej 26 vjetësh. Rusët thanë se e preferojnë shumë këtë ndryshim temperaturash, pasi janë të lodhur nga dimri i ftohtë dhe i gjatë.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›