Korçë, gjendet një trup i pajetë. Policia: E kanë vrarë
Është gjetur mesditën e sotme trupi i pajetë i një 35 vjeçari, i cili rezultonte i larguar prej 10 ditësh nga familja. Mendohet se viktima është Pëllumb Çollaku banor ne qytetin e Korçës. Policia pohon se vrasia mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.
KORÇE- Një person i vrarë me armë zjarri është gjendur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Vokopojë. Nga verifikimet e para të policisë, viktima është shtetasi Pëllumb Çollaku, rreth 35 vjeç, banor ne qytetin e Korçës. Burimet zyrtare të policisë shtuan se ky person është qëlluar me armë zjarri dhe trupi i pajetë i tij është lënë buzë rrugës midis fshatrave Voskop dhe Voskopojë. Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje nuk ka përcaktuar ende zyrtarisht shkakun e vrasjes së këtij personi, i cili rezulton i larguar prej 10 ditësh nga familja e tij. Burime të policisë pohojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh pasi viktima ishte dënuar edhe më parë për trafik droge. (a.r/news24/balkanweb)