Shijak RENEA parandalon vrasjen
Një burrë për afro tre orë ka kërcenuar se do të vriste djalin dhe më pas veten, pas një sherri familjar për divorcin e të birit. Ngjarja ndodhi në Gjipalaj të Shijakut atje ku policia e Durrësit dhe forca te RENEA-s rrethuan banesën e një 50-vjeçari i cili kërcënoi se do të vetëvritet në oborrin e shtëpisë.
Flamur Smoqi, në gjendje të rëndë psikologjike, i armatosur, pasi nuk ka mundur të vrasë të birin, i cili u mor në mbrojtje nga policia, kercënonte se do të vriste veten.
Policia negocoi për një kohë relativisht të gjatë dhe 50 vjeçari pranoi të hidhte armën për t’iu dorëzuar forcave të policisë. Më pas mësohet se burri kishte kaluar në një gjendje jo të mirë psikologjike për shkak të debatit që ai kishte patur me të birin, i cili divorcoi të shoqen.