E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, kapet një i kërkuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Peqinit ka arrestuar sot një person i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
 

Seit Menhasa 28 vjeç është arrestuar nga policia e Peqinit pasi gjykata e rrethit e kishte dënuar me 2 vjet burg me akuzën për armëmbajtje pa leje.
 

Sipas policisë gjatë arrestimit 28-vjeçarit iu kap edhe një pistoletë ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›