E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, grabitet një dyqan me pajisje elektronike

Një dyqan është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 04:00 të mëngjesit ku një dyqan me pajisje elektronike është grabitur nga tre persona me maska.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë kontatuar se grabitësit kanë thyer derën e dyqanit për të hyrë në ambjentet e brendshme dhe më pas kanë grabitur disa kompjutera vlera e të cilëve ende nuk dihet.
 

Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›