E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse duhet ta konsumoni pjeprin në verë

TIRANE- Pjepri nuk të shëndosh, ai freskon organizmin dhe është plot vitamina. Këto janë arsye të mjaftueshme që këtë verë ta konsumoni më shpesh. Ky frut është i pasur me vitaminën C. 

Sipas studimeve, beta karoteni nga pjepri ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërive, e sipas studimeve të reja përdoret edhe për shërimin e llojeve tjera të kancerit, si: kancerit të qafës së mitrës, kancerit të lukthit dhe formave orale të kancerit. 

Uji dhe kaliumi i këtij fruti nxisin punën e veshkave dhe ndihmojnë në largimin e materieve të dëmshme nga organizmi. Pjepri veçanërisht u rekomandohet përsonave me shtypje të lartë të gjakut.
(m.a/ash/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›