E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama me forcën e parasë, bandave e krimit bleu vota e mandate

TIRANE- Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, akuzoi liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se me forcën e parasë e të bandave të krimit bleu dhe vodhi vota e mandate.

"Pasi u tërhoq nga Shkodra, ku vetëm në një KZZ me 70 Qendra Votimi, 69 ishin falsifikuar, sot, PS u tërhoq edhe nga kërkesa për rivotim në Lezhë, dhe këtë e bën 'për të mirën e vendit', thotë Rilindasi Rama", shkruan Topalli në rrjetin social 'facebok'.

Kur ai bojkotonte, bllokonte Parlamentin, dënonte vendin me mos marrjen e statusit, vijon Topalli, ai nuk kishte dhimbje për vendin!

"Kur i filluan "dhimbjet për vendin"….??!!!. I filluan 'dhimbjet për vendin', sapo filloi të dalë në shesh masakra, që me forcën e parasë, të bandave e të krimit, bleu, vodhi e shqyu vota e mandate, siç u vërtetua edhe në Lezhë…?!!!", u shpreh Topalli.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›