AK: Shifrat e popullsisë përmbushën dëshirat e Athinës

Kjo Aleancë e konsideron këtë regjistrim si plotësim të dëshirës së Athinës dhe Beogradit, duke e shpallur Shqipërinë kombin më të vogël në Ballkan.
“Aleanca Kuqezi deklaron se shqiptaret kane popullsinë më të madhe në rajon që arrin në 10 milion. Kombi shqiptar nuk është 3 milion dhe kjo nuk do shumë mend. Qëllimet e Athinës dhe Beogradit për të ulur në maksimum numrin e popullsisë se kombit shqiptare u plotësuan me sukses nga qeveria e cila shpenzoi 14 milion euro për kapricot e Athinës dhe Beogradit. Aleanca Kuqezi dënon shifrat e rreme të INSTAT të cilët dëmtojnë maksimalisht interesat e kombit shqiptar dhe mbrojnë interesat e Athinës dhe Beogradit kur ne fakt duhet te ishte krejt e kundërta”, thotë kjo Aleancë.
Më tej thuhet se nxjerrja e popullsisë në shifra të ulëta, është e qëllimshme, e ku për pasojë shifrat e papunësisë do të rezultojnë më të ulëta dhe prodhimi i brendshëm bruto do të rritet artificialisht. /Start/
2011-12-22 08:29