E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, dëshmitë e rreme për organet, në janar rikthehet gjyqi

Çështja ndaj katër serbëve të akuzuar për blerje të deklaratave të rreme do të rikthehet sërish pranë drejtësisë në Kosovë.
 

Lajmi publikohet nga gazetat kosovare të cilat theksojnë se kryeprokurori i Qarkut të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se çështja do të rikthehet për shqyrtim, pasi vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim të të dyshuarve nuk ishte i drejtë.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje do të nisë më 19 janar. Sipas kryeprokurorit ka dyshime të forta se grupi ka lidhje me raportin e shumëpërfolur të Dick Martit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›