E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e kandidatit të djathtë në Lezhë, kapet autori

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit për plagosjen e kanditatit të koalicionit të djathtë për komunën Balldre Zef Doçi.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Almarin Marinaj i cili dyshohet se ka qëlluar me armë për motive banale Zef Doçin.
 

Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Zef Doçi u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme teksa kthehej në fshatin Balldre pas një takimi elektoral. I plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës dhe pas mjekimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 24-vjeçarit Almarin Marinaj i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›