Për “gurët vullkanikë”nuk do të jepen para shtesë

Prishtinë, 19 gusht – Punimet në magjistralen M9, segmenti Fushë-Kosovë – Sllatinë, kanë hyrë në fazën finale pas plot 24 muajve nga fillimi i tyre. Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit i ka dhënë dritën e jeshile kompanive për shtrimin e shtresës së tretë të asfaltit, e cila do të jetë me gurë eruptivë, apo siç njihet ndryshe me gurë vullkanikë. Këtë pjesë të punimeve do ta kryejë kompania “KAG Asphalt”.
Endrit Shala nga MTPT-ja ka thënë se shumë shpejt do të përfundojnë punimet në segmentin Fushë-Kosovë - Sllatinë. Ai ka shpjeguar se që në fillim, kur ishte hartuar projekti, ishte paraparë shtrimi i kësaj pjese me gurë eruptivë. “Nuk ka pasur proces të ri tenderimi, pasi rruga Fushë-Kosovë – Sllatinë që në fillim ishte paraparë që të jetë me tri shtresa, ndërsa ajo e fundit të jetë me gurë vullkanikë. Vetëm në rrugën nga QMI-ja nuk ishte paraparë shtrimi i shtresës së tretë, pasi ajo ishte projektuar nga qeveria e kaluar”, ka thënë Shala për Kohën Ditore .
Shtrimi i shtresës së tretë të asfaltit me gurë eruptivë ishte përfshirë në kuadër të kontratave që ministria kishte bërë me kompanitë për shtrimin e kësaj rruge. Rruga Fushë-Kosovë – Sllatinë ishte e ndarë në tri lote. Loti i parë është shtruar nga kompania “KAG Asphalt”, loti i dytë nga kompania “Ariak”, ndërsa i fundit nga kompania “Gjoka”.
“Ne kemi kontratë për shtrimin e lotit të parë të rrugës Fushë-Kosovë – Sllatinë. Në kuadër të kontratës që kemi bërë në fillim, ka qenë i përfshirë edhe shtrimi i shtresës së tretë të asfaltit me gurë eruptivë. Por, përveç lotit të parë, ne kemi arritur marrëveshje me dy kompanitë, ‘Ariak’ dhe ‘Gjoka’, që ne të shtrojmë shtresën e tretë me gurë eruptivë për tri lotet”, ka thënë Arben Gashi, menaxher i kompanisë “KAG Asphalt“.
Ai ka pohuar se kjo marrëveshje është bërë në mes të kompanive dhe se këtu nuk ka gisht ministria.
“Në momentin që ministria na ka dhënë sinjal se mundemi ta fillojmë shtrimin e shtresës së tretë, ne kemi filluar disa punë teknike. I kemi rregulluar pusetat, kemi bërë pastrimin e rrugës dhe i kemi kryer disa punë të tjera teknike që janë të nevojshme para se të fillohet shtrimi i shtresës finale”, është shprehur menaxheri i kompanisë “KAG Asphalt”.
Gashi ka thënë se edhe dy kompanitë e tjera kanë filluar përgatitjet për shtrimin e shtresës së tretë.
Shumë shpejt, sipas Gashit, do të shtrohen 300 metra eksperimental me gurë eruptivë.
“Në qoftë se ajo pjesë kalon, pra nëse ministria thotë se është në rregull, atëherë ne fillojmë me shtrimin masiv të shtresës së tretë deri në Sllatinë”, ka thënë Gashi.
Shala nga MTPT-ja ka theksuar se të gjitha rrugët që janë magjistrale janë paraparë që të kenë shtresën e tretë të asfaltit, e cila do të jetë me gurë eruptivë.
“Secila rrugë që llogaritet magjistrale dhe ku kalojnë pesha të rënda, duhet medoemos të ketë shtresë me gurë eruptivë”, ka thënë Shala.
Magjistralja M9, segmenti Fushë-Kosovë - Sllatinë ka një gjatësi prej 8.2 kilometrash. Projekti i ka përfshirë 4 nënkalime dhe 4 ura të mëdha, gjatësia e të cilave arrin deri në 230 metra. Secila prej tyre ka 4 korsi dhe nënkalim. Shtresa finale e asfaltit do të jetë me trashësi 4 centimetra.
Për segmentin Fushë-Kosovë - Sllatinë, Ministria e Transportit i ka ndarë 20 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e 4 urave, janë investuar 13 milionë euro. Në total kjo rrugë ka një kosto prej 33 milionë eurove. Ndërkohë është duke u shtruar edhe segmenti Sllatinë – Orllat - Gjurgjicë, që e shton numrin e kilometrave të kësaj autostrade në 33 sosh.