Kriza politike, Wilshire: Jo garanci për zgjidhje brenda "minutit"
Një përparim hap pas hapi, jo një zgjidhje e plotë brenda një minuti. Kështu është shprehur në një intervistë për BBC-në, David wilshire, raporteri i KE për Shqipërinë, lidhur me krizën politike në vend. Pas përfundimit të vizitës së delegacionit të KiE, pjesë e së cilës ishte dhe ai, wilshire thotë se hapi i parë duhet të jetë hyrja e opozitës në Parlament, ku dhe mund të diskutoje shqetësimet e saj. Ne nuk ofrojmë zgjidhje, por ndihmë, thotë wilshire, duke shtuar se partitë politike në Shqipëri duhet të kenë besim tek njëra-tjetra. Raporteri shprehet optimist për zgjidhjen e krizës, duke thënë se kjo do të bëhet hap pas hapi, ku hapi kryesor është hyrja e opozitës në Parlament.
"Kam një optimizëm të arsyeshëm se ne do t'i shohim ata që të ndërmarrin hapin e parë, apo ndoshta dy-tre hapat e parë, drejt një zgjidhjeje të plotë, por nuk pres një zgjidhje të plotë që nesër në mëngjes. Hapi i parë duhet të jetë që opozita të kthehet në parlament dhe deri sa të ndodhë kjo nuk shkohet gjëkundi. Dhe ne presim hapin e parë që opozita të kthehet në parlament. Nuk kam shumë dyshim se pas kësaj do të ketë vështirësi.Për ndryshimet, marrëveshjen dhe zbatimin e saj, garancitë duhet të vijnë nga brenda Shqipërisë duke krijuar besim midis partive politike. Nëse kjo nuk ndodh, ne nga jashtë nuk mund të bëjmë gjë, por ne jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë çdo herë.Shpresoj që tani opozita do të shkojë në Parlament, gjë që do të ishte hapi i parë dhe do të shënonte njëfarë përparimi. Opozita do të përpiqej të diskutonte atje me qeverinë shqetësimet e veta", është shprehur wilshire për BBC-në.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shkurt 2010 ) < I mëparshmi