Shqipëria 30 minuta në errësirë, defekt në sistemin energjetik
Pothuajse gjithe Shqiperia eshte zhytur ne erresire mbremjen e te martes, pas ores 21:00. Shkaku ka qene nje defekt i rëndë në nënstacionin e Fierzës qe ka lënë pa energji gjithe vendin per minuta te tera. Ndersa energjia eshte kthyer ne kryeqytet, raportohet se “black out”-i ka vijuar ne shume qytete si Shkodra, Lezha, Tropoja, Gjirokastra, Lushnja, Fieri, Durrësi, Elbasan etj. Mesohet se nga ky defekt ne Fierze eshte çregulluar gjithe sistemi i energjise ne vend. Nderkaq, sipas Ministrise se Ekonomise dhe Energjitikes, mungesa e energjisë mund të ketë ardhur nga rënia e sistemit energjetik dhe një defekt në linjën 400 kilovolteshe të importit të energjisë.
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shkurt 2010 )