E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për 6 muaj, asnjë fjalë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot Fletënotimin për periudhën gjashtëmujore korrik-dhjetor 2009, i cili përmban të dhëna mbi punën dhe aktivitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seanca plenare dhe komisione parlamentare.

Sipas vrojtimeve të analistëve të KDI-së, del se ka deputetë që për gjashtë muaj s’e kanë marrë asnjëherë fjalën në Parlament. Këtu përfshihet edhe ish-kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci.

Deputetët, të cilët nuk kanë shënuar asnjë rezultat në seanca plenare:
Elhame Hetemi, 0%
Teuta Hadri, 0%
Ibrahim Selmanaj, 0%
Rasim Selmanaj, 0%
Nexhat Daci, 0%
Dragan Dimić, 0%
Radmila Vujović, 0%
Mihailo Sćepanović, 0%
Slaviśa Petković, 0%
Vladimir Todorović, 0%

Deputetë me aktivitet shumë të dobët në seanca plenare janë vlerësuar:
Memli Krasniqi, 1.5 %
Rrustem Mustafa, 1.5 %
Xhavit Haliti, 1.5 %
Zafir Berisha 1.5 %
Agim Veliu, 1.5 %
Bujar Bukoshi, 1.5 %
Branislav Grbić, 1.5 %
Dragiśa Mirić, 1.5 %
Etem Arifi, 1.5 %
Hafize Hajdini, 1.5 %

Ndërkohë që deputetët më aktivë janë kryesisht ata që janë vlerësuar si të tillë edhe në fletënotimet e kaluara:
Riza Smaka, 25 %
Gjylnaze Syla, 22 %
Driton Tali, 22 %
Armend Zemaj, 20 %
Naser Rugova, 19 %
Ardian Gjini, 18 %
Myzejene Selmani, 17 %
Myrvete Pantina, 17 %
Lulëzim Zeneli, 17 %

Të gjeturat në Fletënotim tregojnë se Kuvendin e Kosovës vazhdojnë edhe më tutje ta përcjellin parregullsi dhe ngecje të natyrave të ndryshme, të cilat pengojnë funksionimin normal të këtij institucioni të rëndësishëm.

Driton Selmanaj, analist i programit të monitorimit të Kuvendit të Kosovës, në një konferencë me media, gjatë paraqitjes së rezultateve të Fletënotimit, tha se Kuvendi i Kosovës nuk e ka realizuar as 30 për qind programin e tij të punës. Ndërkohë, që ky kuvend vazhdon ta aplikojë në mënyrë të pjesshme edhe Transparencën, si element shumë i rëndësishëm të demokracisë.

Kurse Fitore Zeneli, koordinatore e projektit të monitorimit, tha se Kuvendi përkundër deklarimeve dhe arsyetimeve se do të vazhdojë të punojë në avancimin e punës së tij si institucioni më i lartë i vendit, akoma vazhdon me retorikën e tij dhe symbylljen para shumë fenomeneve brengosëse që po vazhdojnë ta përcjellin këtë institucion. Ajo ndër të tjera shtoi se Kuvendi do të duhej t’i merrte në konsideratë rekomandimet e KDI-së të cilat do të kontribuonin efikasitetin dhe mbarëvajtjes më të rregullt të punës në këtë institucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›