E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Për Balotelin dua 40 milion"

Baloteli vazhdon të mbetet dëshira e parë e Roberto Mançinit te Mançester Siti, por pozicioni i numrit një të klubit nga Milano është i qartë: “40 milion euro dhe Baloteli mund të shkojë”. Shifër e lartë edhe për sheikët arabë që kanë në pronësi Sitin, të cilët janë gati të shkojnë deri në 25 milion euro.

Ndërkaq, tekniki Benitez do të takohet me drejtorin sportiv të Interit, Marko Branka, për të diskutuar mbi merkaton e klubit. çështja kryesore është ajo e një mesfushori, ku Havier Maskerano mbetet emri i parë. Po ashtu, duhet gjetur edhe një mbrojtës i majtë dhe alternativa më e mundshme është braziliani Mishel Bastos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›