E Diel, 1 Nëntor 2026

Për Bekhamin mbetet vetëm Paris SG

Paris Saint Zhermen po udhëheq garën për transferimin e mesfushorit David Bekham, pasi nga Totenhami njoftuan se nuk do të bëjnë ofertë për lojtarin e LA Galaksi. Anglezi ka lënë gjithçka të hapur rreth të ardhmes së tij para se t’i përfundojë kontrata me ekipin nga MLS, ndërsa Spursat u tërhoqën nga gara për të, sepse nuk ishin të gatshëm t’i ofronin minutazh të rregullt. 36-vjeçari gjatë janarit të këtij viti është stërvitur te Totenhami dhe një nga planet e tij ishte që të vishte fanellën e këtij klubi, mirëpo duket se Herri Redknap nuk është i gatshëm t’i ofrojë minutazh të rregullt lojtarit veteran.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›