E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per Berishen Bashen dhe premtimet ne fushate

Menjehere pas zgjedhjeve te 2005-s te fituara nga Berisha me premtimin per te luftuar korrupsionin dhe per te rregulluar problemet e Telekomit te Shqiperise une pata mundesine qe te takoja Lulezim Bashen tek hotel Sheraton.

I kujtova Bashes premtimin e Berishes per te ndaluar marreveshjen e Albtelekomit dhe pabarazite e medha qe ishin bere ne marreveshjen e Telekomit qe lejonin kompanite e celulareve qe te vidhnin nga xhepat e qytetareve shqiptare.
Une theksova rendesine e fokusimit ne keto probleme sa me shpejt te jete e mundur dhe ai me siguroi se keto ishin prioritetet e tij te para te cilave ai do tju adresohej - sic u shpreh - menjehere.

I thashe atij se do ti dergoja informacionet qe kisha rreth problemeve te Albtelekomit shqiptar dhe se isha i gatshem qe ta ndihmoja per te rregulluar kete problem. Kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe une fola me Bashen.

Per ata qe nuk jane ne dijeni une jam nje nga njerezit pergjegjes per sjelljen ne qender te vemendjes se problemeve ne sektorin e Telekomit. Perpjekjet e mia perfshine ekspozimin dhe nxjerrjen ne drite te parregullsive ne marreveshjen e lidhjes wireless. Sali Berisha ishte ne dijeni te bashkepunimit tim ne kete ceshtje.

Pas takimit tim te shkurter me Bashen sic edhe i kisha premtuar i dergova atij informacione rreth problemeve te Telekomit se bashku me rekomandime specifike per ti lehtesuar keto probleme ne te mire te shqiptareve dhe e riperserita oferten time qe te punoja vullnetarisht per te ndihmuar ne zgjidhjen e tyre.

Kurre nuk mora nje pergjigje pavaresisht faktit se Berisha caktoi Bashen si Minister te Telekomunikacionit dhe pavaresisht premtimeve nga te dy si nga ana e Berishes po edhe nga ana e Bashes. Marreveshja e Albtelekomit vazhdoi dhe u negociua nga Fatos Nano.

Berisha dhe Basha nuk bene asgje per te ndaluar marreveshjen pavaresisht se gjate fushates se 2005 premtuan se do ta benin kete gje.

Pas takimit tim te vetem me Bashen u be e qarte se e gjithe fushata e Berishes per te luftuar korrupsionin nuk ishte asgje tjeter pervecse nje genjeshter e madhe qe ai perdori per te mashtruar shqiptaret qe ata ta mbeshtesnin ne ambiciet e tij politike. Ishte gjithashtu e dukshme qe Basha ishte thjesht nje instrument per ta ndihmuar ate qe te bente nje mashtrim masiv mbi shqiptaret nje mashtrim shume here me i madh sesa vete skemat piramidale.

Une krijova dy pershtypje mbi Bashen duke u bazuar tek takimi qe pata me te E para eshte se ai nuk eshte nje burre i fjales nuk eshte dikush tek i cili mund te besosh. E dyta qe nuk eshte asgje me shume se nje tjeter kukull e drejtuar nga Sali Berisha.

shte e dukshme qe ngritja e tij ose ecuria e tij ne politiken shqiptare nuk vjen si pasoje e talentit apo e intelektit por vjen si pasoje e aftesise se tij per te bere per vete Sali dhe Argita Berishen. Basha eshte dhe do te vazhdoje te mbetet nje loder e Berishes.

shte e qarte qe nese Basha zgjidhet kryetar bashkie vendimet me te rendesishme per Tiranen do te merren nga Sali dhe Argita Berisha. Basha nuk do te jete i afte as te levize nje laps rreth tavolines se tij ne zyren e kryebashkiakut pa u konsultuar me pare me Berishet.

Ata qe do te votojne ne Tirane nuk duhet te krijojne iluzione Basha do te punoje per Berishajt. Nuk ka asnje dyshim qe Berisha deshiron te kontrolloje zyren e kryebashkiakut te Tiranes sepse ajo eshte pjesa e fundit e munguar qe do ti jepte atij pushtet te plote mbi ekonomine shqiptare.

Nese shqiptaret mendojne se ata kane qene deshmitare te perhapjes se gjere te korrupsionit nga qeveria Berisha une mund tju them atyre se ata ende nuk kane pare asgje. Ne qofte se Basha zgjidhet kryebashkiak shqiptaret do te shohin familjen Berisha te vjedhe Shqiperine sic nuk e ka bere askush me pare ne histori.

As vjedhja qe u be nga skemat piramidale nuk do te jete e krahasueshme me ate qe do te ndodhte ne kete rast. Per ata qe ndoshta kane harruar piramidat ishin te ushqyera dhe te kontrolluara nga brenda nen vezhgimin e plote te Sali Berishes. VEFA ishte nje nga financuesit e medhenj te Berishes.

Banoret me kujtese se Tiranes e dine qe vjehrri i Lulzim Bashes Xhafer Isufi kishte rol te rendesishem ndihmes ne drejtimin e skemen piramidale te VEFA-s. Qe te besosh se qytetaret e Tiranes do te zgjedhin nje kryebashkiak te tille duhet te besosh te pamunduren qe ata ndihen te lumtur nga kjo histori.

Por shqiptaret duhet te dine se ekziston nje kercenim shume here me i madh nese Berisha arrin te behet edhe kryebashkiak i Tiranes nepermjet Bashes. Dhe ky eshte kercenimi i zhdukjes se demokracise shqiptare.

Nese Berisha arrin me sukses synimin e tij per te kontrolluar Tiranen duke vendosur lolon e tij ne zyren e kryebashkiakut qytetaret e Shqiperise do te shohin atehere konsolidimin e fuqise dhe autoritetit te tij ne nje shkalle qe nuk e kane pare qe prej vdekjes se Enver Hoxhes.

Ky do te ishte nje hap gjigant i Berishes drejt ambicies se tij te fundit qe eshte dominimi total i Shqiperise kurse per Shqiperine do te ishte nje hap gjigant mbrapsht drejt qeverisjes totalitare.

E kuptoj qe ka edhe nga ata qe jane te shqetesuar per Edi Ramen. Gjithashtu e kuptoj se ka disa fraksione brenda PS qe trazojne disa shqiptare te qendres dhe te djathte. Por pavaresisht ketyre problemeve ka nje pyetje shume te rendesishme te cilen qytetaret e Tiranes duhet ta kene parasysh perpara se te hedhin votat e tyre A eshte Tirana me mire tani sesa ishte ne kohen kur Rama u be per here te pare kryebashkiak

Hera e pare qe une vizitova Tiranen ishte ne vitin 1994 si pjese e nje misioni per ndihma humanitare. Tirana qe une pashe ne ate kohe ishte e zymte. Ishte nje qytet i shemtuar qe ngjante me shume me nje thertore. Por kur te huajt e vizitojne Tiranen sot ata gjenden perballe nje qyteti europian nje qyteti te mbushur me energji.

Nuk duhet te kete asnje dyshim qe kreativiteti i Edi Rames dhe kembengulja e tij paten shume te benin ne kete shnderrim spektakolar te Tiranes.

Per sa i perket Bashes a duan vertet shqiptaret qe te rrezikojne duke i dhene Berishes kontrollin e plote te Shqiperise Shqiptaret jane te gjithe deshmitare te premtimeve te perseritura te Berishes te bera gjate fushatave elektorale shumica e te cilave nuk jane mbajtur.

Ai premtoi qe do te luftonte korrupsionin por korrupsioni eshte rritur ne menyre katastrofale. Berisha dhe rrethi i tij tek te cilet perfshihet dhe Basha jane ne maje te skemes se re piramidale. Sot qeveria shqiptare eshte radhitur si nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.

Berisha ka nderhyre rendshem edhe ne media dhe tani shumica e kritikuesve te tyre jane lene ne heshtje ose jane nxjerre jashte skenes. Basha ka qendruar si nje kone e bindur ne krah te Berishes gjate gjithe ketyre zhvillimeve antidemokratike.

Episodi i dyshimte i pasaportes amerikane te Bashes ne blerjen e shtepise se tij ne Utrecht dhe mashtrimi me deklaratat e pasurise hodhen drite jo thjesht mbi dokumentet por mbi faktin qe ky eshte nje burre me integritet te diskutueshem. Si zakonisht Basha nxori shume justifikime por asnje pergjigje te besueshme.

Si ka mundesi qe jane bere kaq shume gabime nga nje noter holandez Si ka mundesi qe Basha nje njeri i cili pretendon qe eshte nje jurist i shkelqyer nuk qe i afte ti dallonte keto gabime kaq te thjeshta

Si ka mundesi qe noteri zyra e te cilit beri keto gabime e kujton kete incident me nje qartesi kaq te madhe dhe me aq shume detaje - kujtoni sqarimin e zyres noteriale shperndare nga stafi i Bashes - shume kohe pasi ngjarja ka ndodhur plot 10 vjet duke marre parasysh faktin se ai nuk ishte personi qe supozohet se ka bere gabimin

Por ndoshta pyetja me e madhe eshte si ia doli nje djalosh i ri si Basha qe sic ka treguar vete ka punuar zv.kamarier apo DJ te bente parate per te blere nje shtepi mbi 200 mije euro ne Utrecht Dhe si ia doli ai per te grumbulluar pasurine e tij qe e ka renditur per vitet 2002-2003-2004 etj.

Ai pretendon se i ka bere parate duke punuar per UNMIK. Ne qofte se kjo eshte e vertete ai mund ta vertetoje shume lehte kete duke bere publike te dhenat e pageses. Ka deklaruar edhe investime te bera ne tregun e aksioneve. Atehere eshte fare e lehte ti jap publikut te dhenat e transaksioneve te tij. Perse nuk e ben ai kete Perse ka shkelur ligjin e deklarimit te pasurise

Shembulli me i mire i qasjes se Bashes ndaj ligjit ishte refuzimi qe ai beri per te deshmuar perpara prokurorit per sa i perket akuzave per korrupsion qe ishin ngritur kunder tij per ndertimin e rruges Durres-Kukes.

Ky eshte nje rast i qarte i abuzimit me pushtetin nga ana e Bashes dhe nje mungese totale e respektit kundrejt sistemit gjyqesor. Kjo duhet pare edhe si pengese e drejtesise. Tjeterkund ky person do te akuzohej si kriminel per kete shkelje. Kjo eshte nje pike kyce per te kuptuar integritetin e tij me keto veprime Basha ka treguar se njesoj si klonuesi i tij Berisha ai beson qe qendron mbi ligjin dhe kjo do te thote as me pak as me shume qe ky person nuk ka aspak respekt per qytetaret e Shqiperise.

Nuk mund te flasesh per personin ne fjale dhe te mos i referohesh ngjarjes se 21 janarit. 4 protestues antiqeveritare u vrane me gjak te ftohte. Sic edhe e dime plumbat me te cilet u vrane protestuesit u shtine nga godina ku ndodhet zyra e kryeministrit te vendit.

Si minister i brendshem shtetasi Lulzim Basha eshte pergjegjes per gardistet qe leshuan plumbat fatale. Jo vetem eshte pergjegjes por ai gjithashtu nuk beri asgje per ti hetuar keto vrasje. Perkundrazi ai edhe njehere veproi duke e penguar drejtesine.

Ende nuk dime as se kush ishin ata qe qelluan dhe a jane perdorur edhe mercenare ate dite ne kryeministri per te vrare shqiptare. Jane dy persona qe e dine ekzaktesisht se kush qelloi dhe kush e dha urdherin per te qelluar dhe ata persona jane Berisha dhe Basha. Dhe tani ata duan te behen kryebashkiaket e ardhshem te Tiranes. Zoti i ndihmofte shqiptaret nese djallit i plotesohet deshira

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›