Për Edvinin është shumë vonë të nisë një karrierë, aty ku e filloi 22 vjet më parë Berisha...
Të gjitha këto tentativa dhe tendenca për më tepër me motive "patriotike", po bëhen për faktin se, Kryeministri Sali Berisha, sot është politikani ose lideri shqiptar më popullor në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Dhe me popullaritetin e tij ai më shumë vlersohet në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare, se ndoshta edhe në Shqipëri...! Po qese do të votonin edhe shqiptarët jashtë trojeve të tyre.
Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, në ëndrrën e tij - që një ditë të bëhet edhe ai Kryeministër i Shqipërisë(gjithë-kombëtarë), e ka hedhur shikimin e tij - përtej kufirit shqiptaro shqiptar . Atij kufiri, që e vendosi të na ndajë për së gjalli ne shqiptarëve nga "Babai i tij shpirtëror - Enver Hoxha" dhe Partisë së Punës të Shqipërisë, trashëgimtare e së cilës është partia e Edi Ramës Partia Socialiste e Shqipërisë. Mbas prezantimit të librit "Kurbani" dhe turin e tij të Rilindjes, kryetari i komunës të Skenderajt në Kosovë, Sami Lushtaku, ka propozuar që "kryetari i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, të shpallet Qytetar nderi i Skënderajt" në një përpjekje disatë here këto tre vjetët e fundit, të Edi Ramës për ta paraqitur veten si shtetar gjithëkombëtar - socialistë.
E thënë pak më shqip kjo si një lider patriot...
Të gjitha këto tentativa dhe tendenca për më tepër me motive "patriotike", po bëhen për faktin se, Kryeministri Sali Berisha, sot është politikani ose lideri shqiptar më popullor në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Dhe me popullaritetin e tij ai më shumë vlerësohet në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare, se ndoshta edhe në Shqipëri. Po qese do të votonin edhe shqiptarët jashtë trojeve të tyre.
Ndërkohë, që Edi Rama i datëlindjes 1964, tash është në moshën - kur Berisha hyri në politikë, 20 vjetë më parë. Çka i krijon Berishës ndaj Ramës sidomos me patriotizmin por edhe si politikan me provojë - majft epërsi dhe jo vetëm në aspektin politik, por edhe në këtë kontekst, në të cilin po bënë përpjekje Edi Rama. Madje edhe nëse i "masim" edhe me një biografi dhe të shkuarën e tyre, ato janë të pakrahasueshme nga ana patriotike me njëri tjetrin, Edvin Kristaq Rama mbetet përsëri shumë larg nga Berisha. Duke e krahasuar me të shkuarën komuniste, Edi Rama, dihet se është i biri i Anëtarit të Komitetit Qendror Kristaq Ramës dhe krahut të djathtë të Nexhmije Hoxhës në FDSH, dhe Aneta Ramës, një e diplomuar në mjekësi dhe mbesa e Spiro Kolekës, një ish-anëtari i Byrosë Politike Shqiptare, gjatë diktaturës komuniste. Fushata zgjedhore në Shqipëri domosdo manifestohet në Kosovë e në territoret etnike. Mediet elektronike të Tiranës ndiqen njëjtë në Kosovë edhe trevat shqiptare, kudo ka vëmendje të theksuar. Në këtë përpjekje, për të rehabilituar Socializmin e Tiranës në Kosovë, e viset shqiptare - pra, Enver Hoxhën dhe Partinë e tij Socialiste, për atë të keqe që i solli Kosovës dhe shqiptarëve për 50 vjetët e sundimit në Shqipëri, një pinjoll dhe trashëgimtarë që është edhe vetë, Edi Rama, duhet thënë se ka njëfarë dëshpërimi, dhe njëfarë pendimi përkarshi shqiptarëve të Kosovës dhe viseve shqiptare. Po të kujtojmë se Rruga e socialistëve të Shqipërisë, për të "shkuar" në Kosovë, është shumë e gjatë!, Mbasi do të duhen që të "hapen" për aq vjet sa që rrugët për në Kosovë, nga kjo parti PS-ja, trashëgimtarja e PPSH-së, ishin të mbyllura me "çelës", të rrethuara me bunkerë e tela me gjemba. Aq sa edhe kur vinin ndonjë herë në Shqipëri, delegacionet nga Kosova, "Shqiptarët e Kosovës shikoheshin si "Miq" ndërkohë, që partitë marksiste leniniste nga Afrika dhe Amerika e Jugut, si dhe kinezët "Vëllezër". Deklarata e prishtë e kreut socialist, Edi Rama, i cili akoma thotë se PS -ja kur të vijë në pushtet, do të vendos një “miqësi të re” ose një "Traktat Miqësie" me Kosovën, njësoi si ashtu si foli për 50 vjet Enver Hoxha.
Andaj edhe sot mbasi regjimi i Enver Hoxhës u shemb, dhe Shqipëria, ka bërë në këto 22 vjet shumë përpara, Edi Rama, u tregon të gjithë shqiptarëve qartazi se ai ndihet i kompleksuar me Kosovën dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike. E thënë pak më shqip Edi Rama ndihet "tmerrësisht" i paragjykuar në Kosovë. "Ndoshta Edi Rama, paragjykohet sot në Kosove prej bojkotit, grevës së urisë, protestave të dhunshme dhe agresionin ndaj institucioneve demokratike. Ndoshta, ai paragjykohet për bllokimin që i bëri në integrimin Europian të vendit. Ndoshta ai paragjykohet sot, pasi del dhe me deklarata për “miqësi të mirë” me Kosovën, ndërkohë që shqiptarët këndej dhe andej kufirit janë vëllezër, shumë më shumë sesa “miqësia e re” që dashka të na ndërtojë z. Rama” thuhet në një deklaratë të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Aldo Bumçit. Ndërsa, po të shkojmë pak më larg, të vijmë tek PS-ja e PPSH-së, e këtyre 22 vjetëve, Kryetari i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, është i akuzuar nga shtypi në Kosovë, gjatë një interviste në një vizitë të tij, se "ai (dhe socialistët) është me ndjenja filo-greke". Kjo akuzë i është bërë Ramës, mbasi mendohet se :"Në qoftë se, Sali Berisha, Kryeministri aktual i Shqipërisë, pritet edhe në, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, Diasporë, si kryetar i Kombit Shqiptar, kjo nuk ka ndodhur, asnjëherë deri tash me kryetarin e opozitës në Shqipëri, Edi Rama. Gjatë një vizite të fundit në Kosovë, në rrejtet sociale shqiptare Edi Rama është i "papëlqyeshëm" në Kosovë, fakti se perceptimi i opinionit publik në Kosovë, është se në jug, është zona pranë Greqisë, aty ku Rama dhe Partia Socialiste, janë akuzuar gjithmonë për mbajtjen e një pozicioni filogrek, sidomos kundër interesave të Shqipërisë Etnike, dhe se PS-ja ka lidhjet të forta me Partinë Socialiste të Serbisë dhe atë të Jorgos Papandreut të Greqisë, justifikojnë plotësisht opinion e gjerë në Kosovë. Një gazetar dhe analistë i i njohur në Kosovë - Gani Mehmetaj mbas "ecë e jaket" e pajtimit me Metën nëpërmjet ndikimit të Papandreut dhe ftesës së Tadiçit në Shkodër, ka thënë: "Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni e në Luginën e Preshevës nuk e kanë asnjë parti me emërtime socialiste. Madje rrëqethën kur e dëgjojnë këtë emërtim. Socialistëve shqiptar nuk u bënë përshtypje ky paragjykim apo kjo urrejtje e bashkëkombësve përtej alpeve. Nuk u bëri përshtypje asnjëherë. Prandaj s’kanë si ta marrin simpatinë e Prishtinës, Preshevës apo të Shkupit. Me shpërfilljen e emocioneve të gjysmës së kombit, socialistët u treguan cinik edhe me ftesën që i bënë Tadiqit, njërit ndër eksponentët më të egër të shovinizmit serb. Tadiqi ishte trashëgimtar i kriminelit serb që vdiq në Hagë. Tadiqi nuk e hoqi asnjëherë nga goja sloganin e urrejtshëm: Kosova është Serbi", ka thënë Mehmetaj. Por, disa analistë të tjerë mendojnë se edhe "Çelësi për në Prishtinë duket se kalon edhe përmes një ‘çelësi’ tjetër, që është kulturor. Ai me të cilin Rama e ka tradhtuar veten kur ishte kryebashkiak i Tiranës: kur ai i dha Çelësin e Tiranës një këngëtari serb, i cili ngriti shumë supe në Kosovë. Një popull që i ka ende të freskëta plagët dhe shijen e luftës e pranon me vështirësi një bohem kozmopolitan si Rama, për të cilin lufta është një formë artistike", thotë një analistë. Mirëpo, ajo që e "ndez" më shumë "Çelësin kulturor", është paralajmërimi i Kusturicës se po shkruan një skenar filmi bazuar në një raport të eurodeputetit Dick Marty, që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve, dhe se atë do ta realizojë vitet e ardhshme në Rusi. Pra, ky duket se është ai Çelësi kulturor i Edi Ramës, për të "hyrë" në Kosovë, që ai i dha Rama Goran Bergoviçit. Ose njeriut që Kusturica sot, e ka zgjedhur për të bërë muzikën e filimit, të tij si bashkëpuntor dhe si mik të madh, sidomos të shquar për aktivitetin e tyre kulturor - kundra pavarësisë së Kosovës, dhe dënimin që i bënë ata SHBA dhe Nato-s, me aktivitetet e tyre kulturore për bombardimet për çlirimin e Kosovës. Regjisori serb, Kusturica, për përzgjedhjen e Bregoviçit, për muzikën e filmit që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve, dhe se atë do ta realizojë vitet e ardheshme në Rusi, është cituar të ketë thënë se: "Varësisht nga pika juaj e parë, se Srpski Film - është një shenjë e rilindjes së ... ai është përshkrimi një cigani serb i kombinuar me elemente fantastike të realizmit magjik dhe rilindjen e muzikës tradicionale serbe, nëpërmjet muzikës shpirtërore të Goran Bregoviçit".
Pra, përse "Çelësi për në Prishtinë duket se kalon edhe përmes një ‘çelësi’ tjetër, që është kulturor, sepse Emir Kusturica, përveç si regjisor dhe muzikant, është fort i njohur për qasjen e tij nacionaliste. Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ai u shndërrua hapur një nacionalist radikal serb. Tradhtoi vendlindjen e tij, Bosnjën, kombin e tij, myslimanët e Bosnjës, përderisa ende është i padëshiruar në vendlindjen e tij, Sarajevë. Përkrahu hapur Slobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij në luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Më 2005 u pagëzua si “Nemanja Kusturica” në manastirin “Savina” afër Herceg-Novit në Mal të Zi. Ndër të tjera, në shkurt të 2008-s, ai ishte njëri ndër folësit kryesorë në mitingun e mbajtur në Beograd kundër pavarësisë së Kosovës, “Kosova është Serbi”, ku bënte thirrje për mbrojtjen e “tokës së shenjtë serbe”, së bashku me Goran Bregoviçin. Miku i Edi Ramës, Bergoviç bëri muzik ultarnacionaliste serbe në krye të protestës në Beograd kundra pavarësisë së Kosovës, në shkurt 2008. Ndërsa kanë folur në atë protestë ish- Kryeministri i Serbisë Voislav Kostunica, dhe Tomislav Nikolic, nga partia ultranationaliste Serbian Radical Party, ka kënduar edhe Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, si dhe miku i tij regjisori dhe artisti Emir Kusturica. Ata që mbajnë sot Çelësin kulturorë të Serbisë në botë, dhe kan paralajmëruar se po bëjnë edhe një film që sipas tyre është i bazuar në një raport të eurodeputetit Dick Marty, që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve, dhe se atë do ta realizojnë vitet e ardhshme në Rusi, mbasi Kosova i ka shpallur "Non Grata". Por, a është për të harrur se më 1 prill 2006, në Tiranë Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i dorëzoi Çelësin simbolikë të qytetit të Tiranës. Kjo ka shkuar edhe më larg sa që Edi Rama i ka dhënë këngëtarit serb edhe titullin "Qytetar Nderi" .Vendimi Edi Ramës, kur ishte kryetar Bashkie i Tranës, që të shpërblejë serbin Goran Bregoviç me "Çelesin e Qytetit" (1 Prill 2006) është parë nga shumë shqiptarë, brenda e jashtë atdheut, si një gjest shumë i gabueshëm dhe që prek rëndë natyrisht në ndjenjat tona kombëtare. Në një reagim në forum shqiptar në internet, është shkruar: "Ky nderim i papritur nënçmon vlerën e çelësit, pranuesit e tij të mëparshëm, dhe emrin e kryeqytetit tonë krenar Tiranës. Ndër më të keqet është që ky gjest i Ramës, kur ai ishte kryetar Bashkie, ka fyer rëndë familjet Shqiptare, që ende vuajnë dhembshëm nga dora e tmerrshme e vëllezërve të Bregoviçit, një dëshmitarë i qetë, i një populli që na preu dhe na dhunoj, na dëboj nga shtëpitë tona dhe, që nga ardhja e tyre në trojet tona, ka vepruar aktivisht të na zhduk si komb". Andaj ajo, me e rrezikshmja, e këtij Çelësi kulturor, dhënë një muzikanti ultranacionalist serb, është se ka goditur rëndë përpjekjet gjithë kombëtare për një bashkim shpirtëror, me shekuj të ndarë e përçarë në krahina artificiale nga armiqtë tanë. Mbasi është më se e vërtet se Bregoviçi, si thjeshtë një artist, nuk duhet të - të përzihet me politikë. Mirëpo, si një artist, i cili gjithmonë ka zhvilluar artin e tij në liri, ai (së paku) kurrë nuk foli kundër shkeljes së artit Shqiptar në Kosovë, diskriminimit dhe flakjes në rrugë të artistëve shqiptarë në Kosovë, edhe pse, ai gjithmonë ka përfituar nga interesi i shqiptarëve në atë kohë, duke iu rritur fama. Duhet të kujtojmë, se në ditët kur qyteti i Tiranës festonte me gaz melodinë serbe, dhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama i jepte Çelësin e Tiranës, Bregoviçit, në Gjakovë, nga Serbia, u kthyen trupat e pajetë të 49 vëllezërve tanë, të rrëmbyer nga forcat serbe shtatë vite më parë se të shpallej pavarësia. Ato ishin shtatë vite që askush nuk dinte për fatin e tyre.