Nishani mandaton Ramën për krijimin e qeverisë së re
Presidenti Bujar Nishani ka mandatuar Edi Ramën për krijimin e qeverisë së re.
Nishani ka pritur në orën 09:56 kryeministrin e propozuar, Edi Rama, të cilin e ka ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re.
Propozimi për emërimin e zotit Rama, si kryeministër i Shqipërisë, iu dorëzua një ditë më parë kreut të shtetit nga kryetari i Partisë Socialiste, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, mbështetur në nenin 96, pika 1, të Kushtetutës së vendit.
Pas emërimit nga ana e presidentit, Rama dhe qeveria e ardhshme do të votohet në Kuvend.
