Kukës, tjetër rast me ethe hemorragjike
Një grua është dërguar me urgjencë për në Spitalin Universitar në Tiranë, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Mjekët në QSUT kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë mjekime për rastin në tentativë për ta shpëtuar atë nga vdekja.
Duke marrë parasysh shfaqjen e rasteve të tilla, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa duke u vendosur në gatishmëri. Kjo sëmundje është shfaqur në zonat e Kukësit gjatë këtij muaji, e cila sipas mjekëve deri tani ka prekur nëntë persona.
Një grua nga Hasi humbi jetën në spitalin e Prishtinës, pasi ishte prekur nga ethet hemorragjike. Përhapja e saj bëhet me anë të rriqrave, që kryesisht nguliten tek qentë dhe në disa raste edhe tek njerëzit duke thithur gjakun, çka mund të ndikojë në përhapjen e sëmundjes.