Për Kryekëngën e Kombit

Në shenj të nderimit të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, më 29 nëntor (sot) Kinemaja ABC-1 shfaq premierën e filmit dokumentar "Kryekënga e Kombit: 100 Vjet me Himnin e Flamurit”.
Me financimin e DigitAlb dhe Qendrës Kombëtare Kinematografike, në Tiranë, dokumentari sjellë një histori të vërtetë dhe të plotë të himnit tonë kombëtar. Njëkohësisht, dokumentari iu përgjigjet pyetjeve të shumta lidhur me himnin, si për shembull:
Si u krijua poezia të cilën s’ka shqiptar që nuk e njeh? Si u gjet muzika më e përshtatshme, dhe kush ishin dy djemtë- njëri toskë, e tjetri gegë - të cilët e sollën atë në Shqipëri? Është pra ky një rrëfim emocionues për Kryekëngën e Kombit, të cilin nuk duhet humbur.
Dokumentari "Kryekënga e Kombit: 100 Vjet me Himnin e Flamurit” jepe në dy termine, nga ora 19 dhe 21, ndërsa hyrja është tre euro.
Të pranishëm në premierë do të jene regjisori i filmit, Petrit Ruka, dhe producenti, Pirro Milkani.