E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babaj, Rexha e Gërbeshi, objektiva të Hajvalisë

Pasi e angazhoi trajnerin e ri, Bekim Isufi, Hajvalia është hedhur në aksion për t’i transferuar disa lojtarë, me qëllim që t’i mbulojë disa pozita që i lanë bosh disa futbollistë, të cilët e braktisën këtë skuadër me të përfunduar sezoni vjeshtor.

Madje, klubi prishtinas ua ka mësyrë tre futbollistëve shumë cilësorë. Burime të Expressit brenda këtij klubi kanë pohuar se zyrtarët e vet tashmë kanë filluar negociatat me futbollistin kryesor të Trepçës, Shpëtim Babajn, sulmuesin e Vllaznisë së Shkodrës, Kastriot Rexhën dhe futbollistin e Ferronikelit, Fidan Gërbeshin. “Të tre këta janë objektiva të rëndësishëm të klubit, por mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet me këta futbollistë”, thotë ky burim.

Hajvalia edicionin vjeshtor e ka përmbyllur në vendin e gjashtë të renditjes tabelore me 24 pikë, dhjetë më pak sesa lideri Prishtina dhe njëmbëdhjetë më shumë sesa ekipi i fundit, Liria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›