Presidenti Nishani ne Top-Story

Presidenti i Republikës, Zoti Bujar Nishani, u rikthye në emisionin e përjavshëm “Top-Story” të Sokol Ballës, por në një ambient krejtësisht të veçantë.
Ndryshe nga intervista e tij e parë në ditët pas marrjes së detyrës, e realizuar në studiot e “Top-Channel”, Presidenti u intervistua këtë herë nga selia e tij, në Presidencën e Shqipërisë.
Siç ishte e parashikueshme, kreu i shtetit u ndal gjerësisht në përjetimet e veçanta të 100-vjetorit të pavarësisë, domethënien e këtij momenti historik për të gjithë shqiptarët, por edhe në dritë-hijet e kësaj feste, si ndasia midis dy palëve politike dhe rivaliteti midis Tiranës dhe Vlorës në festime.
Njëkohësisht, nga holli i Presidencës, Nishani komentoi një sërë çështje të rëndësishme kombëtare, politike dhe të aktualitetit shqiptar, duke u përqendruar gjerë tek nacionalizmi, retorika e bashkimit kombëtar, por edhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, shkarkimi i kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kritikat e Topit e Ramës ndaj tij.
100-vjetori i pavarësisë
Në fillimin e intervistës së tij eksluzive, Sokol Balla natyrshëm kërkoi të mësonte nga kreu i shtetit mbi ndjesitë dhe përshtypjet e tij mbi momentin historik të përmbushjes së një shekulli nga themelimi i shtetit shqiptar. “Për herë të parë, me sa mbaj mend unë, ishte një festë që u festua dhe u ndie në të gjithë trevat shqiptare”, komentoi Presidenti. “Ishte një ditë që tashmë ka hyrë në historinë e Shqipërisë, jo vetëm në konceptin formal të 100-vjetorit të pavarësisë, por edhe të asaj që shqiptarët shprehën atë që ndienin në manifestimet gjigante të mbajtura kudo në trevat shqiptare”.
Ndjesia e ngritjes së flamurit në Vlorë
Presidentit Nishani, në cilësinë e funksionit të tij, i takoi krenaria e madhe që të ngrinte flamurin kombëtar, 100-vjet më pas në Vlorë, në një gjest simbolik të vendosur në qendër të festimeve. “Vështirë të shpjegohet me fjalë emocioni që provova”, komentoi ai. “Është një fat i madh që nuk e kisha imagjinuar. Një ndienjë krenarie dhe nëse do të kisha një mundësi konkrete ta ndaja me të gjithë bashkëkombasit e mi, nëse do të gjeja një mënyrë për ta ndarë, pa dyshim që do ta ndaja”.
Komunikimi Rama-Berisha
Siç treguan të gjithë kamerat dhe lidhjet direkte nga Vlora e në ndjekjen e festimeve, Presidenti u bë “ndërmjetës” i dy takimeve midis dy liderave kryesorë të politikës shqiptare, kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Ramës. “Isha prezent në të dy rastet, por nuk mund të them se isha unë shkaku”, shpjegoi zoti Nishani. “Isha i pranishëm në momentin kur dy personalitetet e politikës shqiptare ishin prezentë pasi u takonte të ishin prezentë në atë moment. Në Vlorë, në ngritjen e flamurit, nuk mund të mendohej që dikush prej tyre të mungonte dhe natyrisht, në pritjen që bën Presidenti në këtë festë, përsëri duhet të ishin së bashku”.
Rivaliteti Vlorë-Tiranë
Festimet e 100-vjetorit të pavarësisë u përqendruan gjerësisht në atë që për disa muaj me radhë, duke u intensifikuar deri në 28 nëntor, u konsiderua një rivalitet i ashpër midis Vlorës dhe Tiranës. Opozita, në retorikën e saj fajësoi disa herë autoritetet për neglizhimin e qytetit të Vlorës, komente të cilat Presidenti i Republikës i komentoi kështu: “Në fakt, unë personalisht dhe mendoj se shumica e shqiptarëve gjithashtu, pavarësisht bindjeve nuk do të donin dualizim festash në akte të tilla. Është normale, që nga pikëpamja zyrtare qeveria të organizojë festën dhe është një detyrim përfshirja në mënyrë korrekte edhe e zyrtarëve të opozitës dhe të gjithë institucioneve të tjera. Vlora apo Tirana? Kam vendosur të jem i hapur, pa pretenduar ndërkohë se disponoj të vërtetën absolute. Vlora dhe vlonjatët janë pjesë thelbësore e festimeve, por procesi i shpalljes së pavarësisë nuk ndodhi vetvetiu apo mënyrë të papritur në Vlorë. Ajo ishte rrjedhojë e një kontektsi përpjekjesh në trevat shqiptare. Nuk mund të mbesim pa vlerësuar kontributin e kryengritjeve të mëdha në Shkup, Pejë, Gostivar, Malësi të Madhe. Kontributin e madh të një sërë evenimentesh që i pararendën ngritjes së flamurit në Vlorë. Kontribut shumë të madh dhe që i shërbeu pavarësisë ishte Lidhja e Pejës apo e Prizrenit. Pa dyshim, pjesa kulmore është ngritja e flamurit, por në të gjithë trevat shqiptare, kjo ditë duhet të festohej dhe të ndihej. Vlera simbolike e ngritjes së flamurit ka pasur dhe do të ketë gjithmonë rëndësinë e saj dhe Vlora asnjëherë nuk është nënvlerësuar, por nga ana tjetër, kurrsesi nuk mund të shmanget kryeqyteti nga një festë e një përmase kombëtare, që i tejkalon dhe kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Kulminacioni, edhe për shkak të infrastrukturës, duhet të konkludohej në kryeqytet dhe kjo ndodh në traditën e çdo vendi. Dua të theksoj se kjo nuk do të thotë se i bie vlera Vlorës, ku u ngrit flamuri dhe u dhanë mesazhet e tjera. Patjeter, natyrisht, kryeqyteti gjithsesi mbetet i tillë. Kjo nuk ka nevojë për asnjë lloj ndasie dhe le t’i lëmë festat të tilla”.
Problemet protokollare dhe versioni i përçudnuar i flamurit
Në komentin e tij për mënyrën e organizimit të festës nga Protokolli i Shtetit, Presidenti pranoi se “ka pasur incidente protokollare të veçanta, siç përmendët ju problemet me flamurin e përçudnuar, por ju siguroj që nuk kanë pasur një sfond të qëllimshëm”. Për Nishanin, “serioziteti i shtetit në këto festime ka qenë evidente, ndonëse në një “dasëm” të tillë të madhe për të gjithë shqiptarët, protokolli mund të ketë pasur probleme në detajet e tij”.
Kritikat e PS lidhur me hapjen e pritjes shtetërore
Në vazhdimin e intervistës së tij eksluzive, Balla vuri në dukje deklaratën e ashpër kritike të Partisë Socialiste në lidhje me një sërë çështjesh të lidhura me Presidentin, por mbi të gjitha me faktin që një person i huaj, me një rreshtim të qartë politik, hapi këtë ceremoni (ëilfried Martens, presidenti i partive të djathta europiane). “Nuk është korrekt citimi i Ramës një personaliteti që përfaqëson një institucion që është pjesë Presidenti i BE-së dhe Presidenti i Komisionit Europian, një personalitet që ka shfaqur në mënyrë të vijueshme një miqësi të qartë për Shipërinë. Këta personalitete kanë bërë një lobim për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë. Këtë e kanë bërë edhe me kosto politike në politikën e tyre të brendshme. Ata janë miq dhe figura që na takon t’i nderojmë. Ne nuk kemi luks të zgjedhim miqtë tanë, pavarësisht bindjeve politike të tyre në Europë. Si president i Partive Popullore, pa dyshim, Martens erdhi për të marrë pjesë në festime dhe mesazhet e tij ishin për demokracinë, prosperitetin dhe arritjen që duhet të kenë shqiptarët në procesin e integrimit. Fjalimi i tij nuk përbën një shkelje të protokollit. Në të gjithë aktivitetet ka qenë e parashikuar pjesëmarrja e personaliteteve të ndryshme. Duke qenë se Martens është president i këtij institucioni kaq të rëndësishëm, ishte normale që ai të konsiderohej për hapjen e ceremonisë zyrtare”.
Amnistia e të burgosurve
“Eshtë një proces që nuk ka kaluar tek Presidenti, pasi nuk ka qenë një proces falje. Ishte një amnisti, që është realizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me konsensus të të gjithë palëve politike”, komentoi kreu i shtetit.
Retorika e nacionalizmit
I pyetur nga Sokol Balla për retorikën e ashpër të përdorur nga Presidenti i Republikës kundër nacionalizmit, Nishani u përgjigj: “Në të vërtetë, nuk kam folur unë në këtë mënyrë, por nacionalizmit iu referua Martensi (ne fjalimin hapes te ceremonise zyrtare per festimet e 100-vjetorit). Megjithatë, unë i bashkohem asaj që ai dha. Kjo ka të bëjë me faktin që konotacioni i nacionalizmit në Europë është krejt i ndryshëm nga ajo që ne e kemi në mënyrë të natyrshëm si patriotizëm. Nacionalizmi është produkt i rritjes së tensionit deri në shpërthim lufte. Shqiptarët, për hir të së vërtetës kurrë nuk kanë treguar nivele nacionalizmi, çka do të thotë që kurrë nuk e kemi parë mirëqënien tonë në kurriz të të tjerëve. Patriotizmi, pa dyshim është një vlerë, por shprehjet e ekstremizmave duke menduar të godasim apo pushtojmë dikë tjetër, kjo nuk ka qenë kurrë as në mundësitë, por as në traditën e mendësinë e shqiptarëve”.
Deklaratat e kryeministrave Berisha-Thaçi për “bashkim kombëtar”
Ndërsa parti me theks të caktuar nacionalist, si Vetëvendosje dhe Aleanca Kuq e Zi folën qartë për bashkim kombëtar, diçka të tillë bënë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, duke ngjallur pakëaqësi të qarta tek fqinjët tanë. “Në çdo kontekst ka referim historik, qoftë të ngjarjeve dhe ecurisë e rrugës që ka ndjekur kombi shqiptar, por nëse shohim me kujdes deklaratat e Berishës dhe Thaçit, por edhe të vetë presidentit të Shqipërisë e Kosovës, kanë folur gjithmonë për çështje kombëtare. Këtë duhet ta bëjnë edhe më shumë, por ky nuk është nacionalizëm, por një patriotizëm që hedh vështrimin tek e ardhmja jonë. Shqipëria, Kosova, por edhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi janë të fokusuar në rrugën e përabshkët të integrimit në BE, por është e qartë që ne shqiptarët, në dy shtetet që drejtojmë, duhet të marrm një rol udhëheqës në çështjen kombëtare”, theksoi Presidenti.
Anullimi i vizitave shtetërore të Presidentit të Maqedonisë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë për shkak të deklaratave nacionaliste
“Në rastin Ivanov, ftuesi kam qenë unë. Argumentat e tij ishin për shkak të incidenteve me Gruevskin, që ishin të izoluara dhe të dënueshme, e që nuk ndikojnë e përkrahen nga askush në Shqipëri”, iu përgjigj Nishani pyetjes së Ballës mbi këto anullime. “Këto janë veprime jocivile, sidomos për traditën tonë të respektit të mikut. Nga ana tjetër, historia do të thuhet ashtu siç ka qenë dhe këtë nuk mund ta pengojnë vendet fqinje, ndonëse është e qartë që nuk kemi pasur dhe kurrë nuk do kemi pretendime territoriale e të asnjë lloji ndaj tyre. Ne, aktualisht jemi një faktor stabiliteti dhe mendoj se Maqedonia e Greqia mbeten miqtë tanë, e besoj se do të kemi momente të tjera për të festuar së bashku në të ardhmen”.
Mundësia e bashkimit kombëtar
I pyetur mbi mundësinë reale të një bashkimi kombëtar të të gjithë shqiptarëve në trevat ku ata jetojnë, Nishani komentoi: “Po e nis nga realiteti. Nuk ka asnjë pengesë për një kosovar, që në mëngjes të niset dhe për një kohë shumë të shkurtër të kalojë ditën në Shqipëri. E anasjellta gjithashtu është e vërtetë. Lëvizja e lirë, është baza e të qënit së bashku. Perspektiva është pa dyshim brenda hapësirës europiane. Në Europën e bashkuar, kufijtë kanë humbur edhe sensin e tyre. Ky objektiv i shqiptarëve mund të realziohet në mënyrën më të mirë të mundshme brenda Europës sonë”.
Kërkesa e Aleancës Kuq e Zi për referendum
“Nuk kam asnjë koment, përsa kohë çdo qytetar dhe grupim ka të drejtën e prezantimit të ideve. Në rastin e Shqipërisë, rastet e mbajtjes së referendumit janë të përcaktuara qartësisht në kushtetutë dhe çdo subjekt apo person i interesuar për ngritjen e një referendumi, duhet të plotësojë ato kushte”, komentoi prerezi kreu i shtetit.
Përdorimi i 100-vjetorit për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s
I pyetur nëse beson se pas festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, është përpjekur të bëhet edhe një fushatë elektorale, Presidenti rezufoi kategorikisht këtë mundësi. “Nuk besoj se ka lidhje. Rivitalizimin e të qënit shqiptar e lidh vetëm me këtë moment historik sensibilizmi, por edhe angazhimet e faktorëve të tjerë që në një farë mënyre u angazhuan dhe promovuan 100-vjetorin. Në fund të fundit, besoj se në ditët e sotme kemi mbërritur në një moment që nuk na vjen më zor të themi që jemi shqiptar, gjë që deri përpara disa viteve mund të ndodhte”.
Presidenti dhe diaspora
“Ministria e Jashtme ka një departament, por Presidenti mund të jetë një zë i rëndësishëm, pasi edhe mundësitë i ka. Ai mund të jetë promotor i rivitalizimit të resurseve të diasporës. Presidenti i ka të gjitha hapësirat dhe nuk ka nevojë për përcaktim zyrtar në këtë fushë”, çmoi Nishani.
VAZHDON...