Per Lihtenshtejn- Finlande 40 mije euro gjyqtarit
Te tjera detaje te trukimit te ndeshjes Lihtenshtejn-Finlande. I akuzuari kryesor per fiksimin e dhjetera takimeve ne Europe Ante Sapina tha perpara gjykates gjermane se ai i kishte paguar arbitrit te ndeshjes 40 mije euro per te fiksuar rezultatin perfundimtar te saj ne barazim 1-1. Ai e kishte takuar gjyqtarin e ndeshjes ne nje parking te hotelit te Sarajeves per te fiksuar rezultatin e sfides kualifikuese te 9 shtatorit 2009. Ajo perfundoi 1-1 dhe golat u shenuan te dy ne pjesen e dyte ashtu sic kishte porositur kroati. Ne pjesen e dyte gjyqtari qe sot eshte pezulluar nga FIFA akordoi nje 11-metersh i cili nuk ishte i tille - tha 34-vjecari perballe gjykatave te Bohumit ne Gjermani.