E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaku peng per 30 mije

Sipas drejtuesve bardheblu lojtari eshte i shitshem megjithate kjo mund te behet nese paguhet nje fature financiare ne arken e 24 here kampioneve te vendit. Plaku nuk deshiron me te qendroje te Tirana nderkohe qe nuk ka udhetuar me ekipin ne Antalia per fazen pergatitore. Sipas burimeve brenda klubit qe sulmuesi te lihet i lire duhet te paguhen 30 mije euro. Keshtu Flamurtari qe e do me cdo kusht duhet te shpenzoje per ta bere te vetin. Shefi i klubit nuk e perjashtoi mundesine e largimit te sulmuesit por qe kjo te ndodhe duhet te jepet nje shume per nderprerjen e kontrates. Ne baze te dokumenteve qe ne disponojme ligjerisht Sebino Plaku eshte nje lojtar yni. Ne e duam ate ne ekip por nese ai iken atehere na demton si klub. Kjo pasi ne duhet te gjejme nje tjeter lojtar dhe per kete ka kosto ekonomike. Keshtu qe duhet paguar per te nderprere

kontraten tha Dimraj. Nderkaq klubi ka kritikuar sjelljen e lojtarit gjate muajit te fundit. Dimraj u shpreh se Plaku duhet te respektoje rregullat ne menyre qe te zgjidhe kete ceshtje. Plaku ka dy rruge qe ta zgjidhe kete ceshtje ose te paguaje ne menyre qe te prishe kontraten me klubin ose te rikthehet e te vazhdoje stervitjen me ekipin. Ne do te respektojme rregullat. Ai ka bere kerkese per prishjen e kontrates pasi sipas tij klubi nuk e ka paguar nderkohe qe eshte e kunderta. shte ai qe ka refuzuar te marre pagat vazhdoi Dimraj. Sipas shefit te klubit sulmuesi ka zhgenjyer gjate 16 javeve te ketij sezoni. Klubi eshte sjelle mire me lojtarin. Ne e vleresojme ate per aftesite qe ka. shte nje lojtar qe paguhet shume megjithate ai nuk ka dhene ne fushe ate qe ne prisnim perfundoi Dimraj. Plaku qe nga nisja e sezonit te ri ka shenuar 3 gola. Dy prej tyre jane realizuar ndaj Flamurtarit ekip qe sulmuesi deshiron te transferohet ne merkaton e dimrit.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›