Urimi i Lorik Canes per 2011 Kupen me Gallatasarajin
Lorik Cana nuk do te dale pa asnje trofe nga sezoni 2010-2011 ndaj urimi special i tij shkon pikerisht per kete gje. Ne nje interviste te gjate mesfushori shqiptar i Gallatasarajit pohon se nuk pretendon qe skuadra te arrije te konkurroje tashme per titull por Kupa e Turqise eshte nje trofe mese i mundshem per tu fituar. Uroj qe per 2011 te mund te fitoj me Gallatasarajin Kupen e Turqise. Duke pare qe pozita jone ne kampionat nuk eshte nder me te mirat gjykoj se do te ishte me mire nese do te luftonim per te zene nje vend ne Champions dhe per te fituar Kupen. E kuptoj qe ne keto 6 muaj te dyte te 2010 nuk kemi bere lojera te mira duke mos marre edhe rezultatet e deshiruara por gjithsesi une besoj se skuadra ka potenciale ne lojtare qe mund ta kthejne gjithcka ne favor ne pjesen e dyte te sezonit ka thene Cana. Me tej ai ka treguar edhe pushimet e ketij fundviti duke theksuar se per here te pare eshte qetesuar si duhet pasi kur luante te Marseja ose Sanderlendi ne kete periudhe ishte i detyruar te qendronte me skuadren. Per here te pare pas shume kohesh ne fund te nje viti kam kaluar pushime ne kuptimin e plote te fjales. Isha disa dite ne Shqiperi dhe ne Kosove me familjen time dhe jam relaksuar mjaftueshem. Une kam luajtur ne disa vende por asnjehere ne kete periudhe kohore nuk kam pasur mundesi qe te qetesohem sa tani qe luaj me Gallatasarajin ka vazhduar mesfushori shqiptar.