Korce Prokuroria merr dosjen e taksistit te vrare
KORE - Policia e Elbasanit ia delegoi dosjen e taksistit te vrare Fredi Talelli Prokurorise se Korces. Autoret e dyshuar te krimit qe tronditi Devollin dyshohen edhe per dy ngjarje te tjera po ne kete rreth nje vrasje e ndodhur rreth nje vit me pare si dhe per grabitjen me arme e maska te nje tjeter personi. Kalimi i dosjes hetimore ne Korce u be per faktin se krimi i rende ka ndodhur ne kete qark ndonese ngjarja u zbulua nga policia e Elbasanit e cila gjeti mjetin e taksistit tek perroi i Kushes. Dy te rinjte nga qyteti i Bilishtit qe ishin iniciatoret e levizjes me makinen e Fredi Talellit dyshohet te jene autore te krimeve te tjera ne Devoll bene te ditur burime te policise. Sipas te dhenave Eljero Revani dhe Arnes Xhacka dyshohet se rreth nje vit me pare kane tentuar te grabisin nje banor nga Bilishti dhe me pas ate e kane vrare duke e hedhur ne nje grope gelqereje. Edhe per nje rast tjeter te nje grabitjeje me dhune qe ka mbetur si krim i pazbardhur dyshohet te jene autore po keta dy te rinj. Tashme Prokuroria e Korces do te zgjeroje hetimet per keto krime qe dyshohet se mbajne autoresine e dy te rinjve. Burime te prokurorise bene te ditur se pas mberritjes se dosjes do te bashkepunohet me policine e Korces per te zbardhur edhe krime te tjera ku mund te jene perfshire te arrestuarit Revani dhe Xhacka. Gjithashtu prokuroria do te plotesoje dosjen edhe me deshmi dhe rrethana nga persona qe banojne ne Devoll. Zhdukja e taksistit Fredi Talelli nga Devolli ndodhi ne mesin e muajit nentor te vitit te kaluar. Gjashte dite me pas ai u gjet i vrare ne nje kanal. Trupi i tij u gjet pasi policia e Elbasanit kishte arrestuar autoret e dyshuar. g.a