E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Per Luan Hoxhen do te vendose grupi hetimor”

Kryeprokurorja Ina Rama nuk ka pranuar te komentoje shkarkimin e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, duke deklaruar se pret qe grupi hetimor te perfundoje punen per hetimin e tragjedise se 15 marsit. Ndersa eshte shprehur se do te jete grupi hetimor, ai qe do te vleresoje nese do ta marre nen hetim apo jo shefin e Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxhen. Deri me sot, Hoxha eshte thirrur dy here ne prokurori, ku edhe ka dhene shpjegimet e tij ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Hoxha ka bere me dije se eshte evituar ne lidhje me vendimin qe eshte marre per fabriken e Gerdecit. Ndersa, sipas tij, deri ne momentin e shperthimit, ka zbatuar urdhrat e mberritura nga ana e ministrit per furnizimin me municione te fabrikes. Te gjitha pergjegjesite e tij, Hoxha ja ka kaluar ish-ministrit, duke bere te qarte se ka zbatuar urdhrat e nxjerra prej tij, sipas varesise se tyre. Hoxha ja ka kaluar pergjegjesine firmes “Meico”, ne krye te se ciles ishte Ylli Pinari, ne lidhje me te gjitha veprimet qe jane kryer ne Gerdec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›